Kandidati i LSI në Berat, mjeku i njohur Blenard Nonaj ka zhvilluar takime në fshatrat e këtij qarku për të takuar nga afër banorët dhe për t’u njohur nga afër me problemet e tyre.
Nonaj shprehet se profesionet e veçanta në këtë zonë kanë nevojë për mbështetje dhe investime për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Sot në Mëlovë me Bardhin, i cili edhe pse është në moshën e pensionit, vazhdon të punojë duke qenë një nga mjeshtrat më të mirë të punimeve të gurit.
Pasioni i tij për punën është një model për të gjithë brezin e ri dhe inkurajim për të gjithë ne, që të nxisim hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”,- shkruan Nonaj në Facebook.