Çollaku: Nëse në Dibër vidhen vota, do të zbatohet skenar si në SHBA

0
1

Kandiati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku kërcënon se nëse do ketë probleme me votën, ai bashkë me stafin e tij elektoral do të organizojë rezistencë. Këtë deklaratë Çollaku e bëri gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24.

Në vitin 2016, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër ndodhi një skandal me votën. Përgjimet kanë nxjerrë biseda për të cilat kanë hetuar organet e drejtësisë. Sa siguri jepni që ai skenar të mos përsëritet më 25 prill?

Nuk ka snjë shans të përsëitet ajo që ndodhi.

Përse e jepni këtë siguri?

Sigurisht që ka tundime për të ripërsëritur të njëjtat ngjarje. Personazhet janë po të njëjtët. Mekanizmat po të njëjtat.

Janë tërhequr ata apo është presioni juaj pozitiv?

Jo nuk janë tërhequr. Ata janë aktivë. Janë atje.

Por çfarë?

Ne kemi marrë masat që të organizojmë një rezistencë dhe një presion njerëzor.

Çfarë rezistence, se ju nuk do merrni armët?

Kjo rezistencë dhe presion njerëzor do jetë i përballueshëm për këdo që do tentojë të prekë votat.

Unë i njoh energjitë tuaj, por si do ta mbrosh votën?

Jam i drejtëpërdrjetë. Kush tenton, kush do tentojë në qarkun e Dibrës të prekë votat, do mbetet brenda kutisë. Nuk do dalë dot nga kutia.

Kjo është figurative. Ma thuaj pak më shqip.

Votat, qytetarët dhe banorët e Dibrës, demokratët, opozitarët por edhe socialistët e ndershëm do ti mbrojnë fizikisht ashte siç mbrohen votat. Dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgejdhur në çdo vend demokratik të botës. Në SHBA kemi parë se si regon populli kur mendon se vidhen zgjedhjet. Që të mos ketë ngjarje të tilla në qarkun e Dibrës më mirë ustallarët e vjedhjes së votave t’i rrinë larg kësaj aventure se mund të lënë duart brenda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here