“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë”, Meta ironi me Ramën: Nuk e gjeta hapur këtë të Vlorës, u ula në Orikum

0
207

Ilir Meta ka ironizuar projektet e qeverisë për aeroportet në vend. Kreu i shtetit tha se aeroportin e Kukësit e ka bërë ai kur shërbente si kryeministër.

Me ironi gjithashtu, Meta tha se duke qenë se aeroportin e Vlorës nuk e gjeti hapur u ul në atë të Orikumit.

“Që të mos cënojmë sigurinë kombëtare dhe të të gjithë qytetarëve që përdorin aeroportin e Rinasit, se këtë të Vlorës nuk e gjeta hapur, e ula avionin në Orikum,” tha presidenti.

“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë kur isha kryeministër dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe. E kam bërë unë, dhëmë dhënë ato 20 milion dollarë për t’i nderuar për ndihmën e Kosovës, etj. i vumë edhe emrin e sheikut që më priti mua. Ata kishin marrë angazhime të mëdha që të bënin fluturime, Dubai, Kukës, Londër erdhi një i papërgjegjshëm pas meje, natyrisht jo zoti Majko por një tjetër dhe i hoqi emrin. Ata u mërzitën dhe nuk kanë hapur as ambasadë sot. Se i fusin këta një bojë dhe një tender është çështje tjetër,” theksoi kreu i shtetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here