Alessio Bariamcanaj, 18-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Piombino Dese, Itali, ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.
Rreth orës 19:00 të premten, i riu po udhëtonte në bordin e skuterit të tij Yamaha kur për arsye ende të pa qarta, humbi kontrollin dhe u përplas fort përtokë.
Megjithëse u transportua me urgjencë për në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë disa orë më vonë. I riu po ndiqte shkollën e mesme atje.
Varrimi pritet të bëhet të enjten pasi kanë mbërritur në Itali të afërmit e tij përfshirë gjyshërit siç shkruajnë mediat italiane.