“Shko thuaja motrës tënde”/ Princi sherr me vajzat dhe përplas mikrofonin në tokë: “Jeni llumi”

0
1

Debatet në studion e Përputhen kanë qenë shumë të forta ditën e sotme mes vajzave dhe djemve.

Përplasjet kanë nisur prej arrogancës së sjelljeve karshi njëri-tjetrit.

I pari ishte Mevlani që tha se kërkon respektin për fjalën e tij ashtu siç respekton të gjithë konkurrentët ai.

Fjalën më pas e mori Princi i cili ofendoi vajzat duke i thënë: “Llumi i shoqërisë shqiptare”.

Ndërkohë vajzat u hodhën duke e kundërshtuar, madje edhe opinionisti Arjan Konomi i kërkoi Princit të mos përdorte fjalë të tilla pasi ishin të tepruara.

Në këtë moment Princi ka hedhur mikrofonin në tokë, ndërkohë që vajzat i thanë se nuk është as burrë e këto fjalë t’ia thotë motrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here