Pojana: LSI-në gjithnjë e kanë sulmuar, më 25 prill do jemi forcë vendimtare

0
96

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Klevi Pojana, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Pojana i ftuar në “A Show”, deklaron se forca politike që ai përfaqëson do të jetë vendimtare në rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit, për vendimmarrjen në qeverinë e ardhshme.

“Në radhë të parë ju falenderoj për të qenë në një hapësirë pa barrierë, ku flitet hapur. Besoj se e mira dhe e keqja e çdo gjëje është në proporcion me madhësinë e saj. Ka patur kritika, por edhe merita për LSI-në. Pesha e gjithë gabimeve në qeverisjet e mëparshme ku ne kemi qenë aleatë, ka qenë gjithnjë t’i lihej LSI-së. Për partitë e mëdha është më e thjeshtë për ta ngarkuar LSI-në me faj. Kjo tashmë ka rënë poshtë, pasi nga zgjedhjet në zgjedhje, LSI-ja ka ardhur në rritje dhe kjo për meritë të qytetarëve që na votojnë.

Kur dy partitë duhet të jenë në pushtet, thirret LSI-ja për të bërë koalicionin. Në radhë të parë ne duhet t’i japim çdo të riu që të jetë pjesë e vendimmarrjes. Ka pak rëndësi që është krijuar përshtypja se LSI-ja është faktor për krijimin e qeverisë.

Ka qenë një vlerësim i drejtë i qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë një forcë të re politike, që bazën e ka te rinia. Shpesh herë me ironi është cilësuar parti e rinisë, por ka arritur të prekë thembrën e Akilit, për të qenë forcë e rëndësishme politike në vend.

Në datën 26 do të gdhihemi me LSI-në që do të jetë forca vendimtare dhe shtet formuese në Shqipëri”, deklaroi Pojana

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here