Matthew Palmer: Ambasadorja Yuri Kim ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë të besueshëm

0
118

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur plotësisht deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Palmer thotë se znj.Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, dhe kandidatët e partive duhet të jenë të besueshëm.

Ai thotë se më e rëndësishmja është të ketë zgjedhje transparente si dhe të vijojë Reforma në Drejtësi.

‘’E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë.

 

 

E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente

Stërvitje ushtarake me disa vende të NATO-s, ne kemi zgjedhur edhe Shqipërinë që është anëtare e NATO-s. Ndërkohë jemi të përkushtuar që të ketë vaksina në të gjithë botën.’’- tha Palmer.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim prej vitit të kaluar u ka bërë thirrje partive që në lista të kenë kandidatë të pastër. Saktësisht znj.Kim ka shënjestruar një prej kandidatëve, Tom Doshin të cilin ajo kërkon që të mos kandidojë pasi DASH e ka shpallur non-grata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here