Takimet me Yuri Kim, Kryemadhi: Do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan

0
116

E ftuar në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’, në televizionin Skampa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi takimet me ambasadoren amerikane Yuri Kim në qytetin e Elbasanit. Ajo tha se ka biseduar me ambasadoren amerikane mbi situatën politike dhe rishprehu dhe një herë qëndrimin e saj e thënë para disa kohësh në ‘VOA” ‘More Americans in Albania’, ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’.

‘Znj. Kryemadhi megjithatë duhet thënë që situata ka qenë më e tensionuar këto zgjedhje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Si e shihni këtë tensionim situate në Elbasan. Ku nga ana tjetër kemi edhe një vëmendje të jashtëzakonshme nga ana e trupit diplomatik, ku vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka biseduar me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Elbasan, edhe ai britanik po ashtu. Çfarë është diskutuar në këto takime mes jush? Unë vazhdoj dhe besoj që problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që, nëse ne nuk krijojmë një pavarësi të të menduarit dhe të funksionarit si parti politike, ne do të vazhdojmë të jemi në vështirësitë që ne kemi. Unë mendoj që ambasadorja amerikane bëri shumë mirë që erdh në Elbasan. Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ne duhet të flasim për problemet e njerëzve më shumë sesa për problemet tona politike. Çfarë mendoj unë që duhet të ketë risi në Elbasan? Unë mendoj që do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan, duke pasur parasysh gjithën zonën industriale të qytetit. Unë e kam bërë një sugjerim të tillë edhe te Zëri i Amerikës kur kam thënë: ‘More Americans in Albania’, që do të thotë: ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’. Zona industriale e Metalurgjikut mund të jetë një zonë shumë e mirë për tu kthyer në një zonë të lirë ekonomike, sepse për shumë arsye edhe vetë infrastruktura ta lejon transportin, kur kemi disa kompani amerikane që operojnë në zonat e lira të Maqedonisë së Veriut. Pra edhe përpunimi i industrisë së rëndë, mund të jetë zona e Elbasanit një mundësi. Sa më shumë investime amerikane të kemi, aq më e madhe do të jetë edhe vëmendja e Amerikës për Shqipërinë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here