Shkencëtarët: Për herë të parë në 1200 vjet, lulet e qershisë çelën më herët

0
115

Të gjjithë i këni parasysh pamjet karakteristike të Japonisë në pranverë me ngjyra rozë, të shkaktuara nga ajo që njihet si “dëbora e petaleve”, ose e thënë ndryshe “sakura” që nuk është asgjë me tepër se thjesht çelja e luleve të qershisë, që mbahen si më të bukurat në Japoni. Por këtë vit, për herë të parë në 1,200 vite, lulet e qershisë lulëzuan më herët. Shkencëtarët paralajmërojnë se është një simptomë e krizës më të madhe të klimës që kërcënon ekosistemet kudo që ndodhen.

Yasuyuki Aono, një studiues në Universitetin e Prefekturës Osaka, ka mbledhur të dhëna nga Kioto që prej vitit 812 pas Krishtit nga dokumentet historike dhe ditarët. Në qytetin e Kiotos, lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit në 26 mars, data më e hershme për qytetin në më shumë se 1,200 vjet sipas Aono. Edhe në kryeqytetin japonez, Tokio, lulet e qershisë arritën lulëzimin e plotë më 22 mars.

Dr. Lewis Ziska nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Columbia tha se:

Ndërsa temperaturat globale ngrohen, ngricat e fundit të pranverës po ndodhin më herët dhe lulëzimi po ndodh më shpejt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here