Friday, April 19, 2024
Home Bota Ngjarje pazakontë!/ Gjenden 60 delfinë të ngordhur në breg të detit, autoritetet...

Ngjarje pazakontë!/ Gjenden 60 delfinë të ngordhur në breg të detit, autoritetet nisin hetimet

0
112

Ngjarje pazakontë! Autoritetet në Gana po përpiqen të zbulojnë se çfarë ka bërë që më shumë se 60 delfinë të ngordhur të gjenden në bregun e detit të disa plazheve. Komisioni i Peshkimit në Gana thotë se janë marrë mostra për analiza laboratorike.

Dhjetëra delfinë u zhdukën nga plazhi Axim në perëndim të vendit. Dyshohet se ato u morën nga njerëz që synojnë të shesin mishin e tyre, raporton faqja e lajmeve Ganeze Graphic Online.

“Vëzhgimi fillestar nuk tregoi plagë në trupat e tyre. Ngjyra e detit dhe temperatura janë normale,” tha drejtori ekzekutiv i Komisionit të Peshkimit, Michael Arthur-Dadzie për agjencinë e lajmeve AFP

Hetimet janë zhvilluar gjatë vitit të fundit pas vdekjeve të ngjashme masive të delfinëve përgjatë pjesëve të tjera të bregdetit afrikan.

Në shkurt 111 delfinë u gjetën të ngordhur në brigjet e Mozambikut.

Delfinët mund të jenë kapur me baticë pas Ciklonit Guambe, sugjeron një hetim paraprak nga ministria e bujqësisë në Mozambik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here