KESH shpall fituese ofertën më të lartë, diferenca mes ofertës më të ulët dhe fituesit 26.7 mln lekë

0
85

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare përveç se prokuron tendera pa garë ua jep ato kompanive që japin ofertën më të lartë. Në të njëjtën mënyrë është vepruar dhe në një procedurë të fundit ku diferenca mes subjektit me vlerën më të ulët të paraqitur dhe fituesit arrin në 26.7 milionë lekë.

Në KESH nuk mungojnë rastet kur fituesit e tenderave janë kompanitë me çmimin më të lartë.

Një rast i tillë është dhe Prokurimi për implementimin e aplikimeve dhe funksioneve për burimet njerëzore i fituar nga bashkimi i operatorëve Ikons shpk dhe BGP Management Consulting.

Sipas të dhënave në APP, institucioni i drejtuar nga Benet Beci ka njoftuar fituesin me vlerën e ofertës 89.9 milionë lekë.

Pavarësisht se interes shfaqën gjashtë kompani, pesë prej tyre u përjashtuan nga gara.

3 subjekte KESH i ka larguar me argumentin se nuk plotësonin kritere të kapacitetit teknik, 1 për ofertë anomalisht të ulët ndërsa tjetri pasi nuk kishte paraqitur ofertë.

Në fakt diferenca mes fituesit dhe subjektit me vlerën më të ulët të paraqitur rezulton rreth 26.7 milionë lekë të reja pa TVSH.

Procedura rezulton të jetë zhvilluar që në muajin dhjetor të vitit 2020 por ankesat e operatorëve duke e cilësuar skualifikimin e padrejtë kanë bërë që fituesi i tenderit të shpallet në muajin mars.

Pikërisht në këtë periudhë dhe vetë App ka paraqitur një raport ku ngrihet shqetësimi për shpalljen fitues të kompanive me vlerën më të lartë, tenderat pa garë, apo vendosjen e kritereve të panevojshme.

Ankimimi nuk është paraqitur vetëm në KESH por edhe në Komisionin e Prokurimit Publik, por as ky i fundit nuk ka ndryshuar vendimin e dhënë duke lejuar që fituesi të shpallet pikërisht oferta më e lartë.

Pavarësisht se procedura të tilla janë kritikuar shpesh edhe nga APP apo institucionet ndërkombëtare, as nga KLSH as nga SPAK nuk ka nisur ende asnjë hetim. /Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here