Infektohet me Covid Presidenti argjentinas pavarsisht se mori të dyja dozat e vaksinës Sputnik V

0
109

Pavarësisht se ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik  V në janar dhe në shkurt, Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández ka dalë pozitiv me Covid-19.  Fernández, 62 vjeç rezultoi pozitiv të premten më 2 prill.

Fernández tha: ‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.”

‘Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ata kanë simptoma.”

Ekipi mjekësor i Presidentit tha se ai ishte ‘i qëndrueshëm, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë’.

Fernández ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, njëra në janar dhe e dyta në shkurt.

Si reagim ndaj lajmit, Instituti Gamaleya i Rusisë, i cili zhvilloi vaksinën Sputnik V, përsëriti efektivitetin e lartë të vaksinës duke cituar të dhëna kërkimore të botuara në revistën mjekësore The Lancet në shkurt.

Llogaria zyrtare e Sputnik V në Twitter tha: ”Ne jemi të trishtuar kur e dëgjojmë këtë. Sputnik V është 91,6 % efektiv kundër infeksionit dhe 100 % efektiv kundër rasteve të rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here