Grafiku i vaksinimeve/ Komentuesit e tallin keq, Rama acarohet…

0
128

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook grafikët tregues të ecurisë së vaksinimit gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe disa vende të tjera të rajonit dhe Evropës perëndimore. Në grafik shihet rritja e kurbës së vaksinimeve në Shqipëri gjatë 7-ditëshit të fundit. Megjithatë kritikat ndaj Ramës nuk kanë munguar nga ndjekësit e tij në rrjetin social.

Një qytetar shprehet se grafiku tregon vaksinimin me një dozë të vetme dhe jo atë të plotë, ndaj e këshillon kryeministrin ta postojë grafikun kur qytetarët të kenë marrë dy doza. Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama, i cili i është përgjigjur me ironi. Pastaj përplasjet kanë vazhduar me të tjerë komentues.

Qytetari: Po pra, e shkruar dhe aty sipër që është llogaritur për një dozë të vetme e jo për vaksinimin e plotë. Kur të jenë numrat për vaksinim të plotë, atëherë postoje me krenari.

Rama: Ah, e gjete bishtin eee?! Unë e postoj me krenari që ç’ke me atë pune, sepse kjo që po bëjmë është çlirim për njerëzit e këtij vendi dhe ti mos u mërzit, po gëzohu kur sheh një punë të mirë e mos nxirr bishta se ke kohë të kritikosh kur të jetë nevoja!

Qytetari: Mirëmëngjes Sulltan (Rama) Sulejmani. Më duket sheh dhe ti atë ‘Doktori i Mrekullive’ me keq se Ganiu im.

Rama: Mua të më rroje sa malet Ganiu yt, se ti je i mirë për atë spektaklin “Përputhen”, po për pune aha, s’e kap kurrë as Ganiun, as mua.

Qytetari: Nuk më intereson fare as vaksinimi, as turizmi. Për mua dhe zonën time s’ke bërë asgjë. Nuk ta jap me votën. Harrojeee.

Rama: Hiç mos ma jep, fli gjumë se ka kush mendon për punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here