Filmoi qytetarin që iu kundërvu Blendi Klosit, kërcënohet personi që publikoi videon: Më kanë sharë dhe ofenduar….

0
314

Ditën e djeshme u bë publike në rrjet, një video ku drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Berat, Blendi Klosi, gjatë një takimi të zhvilluar në Urën Vajgurore në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, u përball me irritimin e një prej banorëve të zonës.

Në një intervistë për FaxNews, Xhimi Gjishti, personi i cili filmoi qytetarin e irretuar bën me dije kërcënimet e ardhura në adresë të tij pas daljes së videos.

Ai shprehet se ka frikë se mos i dëmtojnë serat bujqësore ose mos i ndodh gjë ndonjë personi të familjes, pasi dikush me numër të fshehtë e ka sharë dhe ofenduar pas publikimit të videos.

Gjishti theskson se nuk ka shkuar në polici për të bërë denoncimin ndaj kërcënimeve, pasi nuk kërkon që të ngatërrohet me shtetin.

“Unë filmova për qejfin tim, për punën që nuk jemi të kënaqur me pushtetin. Unë filmova dhe e hodha videon dhe tani më kërcënojnë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë dy herë me numër të fshehtë dhe më kanë sharrë dhe ofenduar. Unë kam frikë se kam disa sera dhe mos më bëjnë ndonjë gjë te serat. Unë dua që të mos më ndodhi asgjë në familje dhe në tokat bujqësore. Nuk kam bërë denoncim në polici se nuk dua të ngatërrohem me shtetin. Në momentin që kam filmuar më ka thënë Blendi Klosi pse filmon. Takimi po bën një javë dhe u mbajt te shkolla e fshatit”, tha qytetari.

Kujtojmë se teksa kandidati i PS-së në Qarkun e Beratit, Blendi Klosi,  u kërkoi mbështetje për mandatin e tretë, teksa një qytetar i tha se qeverisja socialiste nuk ka bërë asgjë dhe duhet të hapë krahun.

“8 vite nuk keni bërë asgjë, lërja tjetrit, ju jeni të lodhur totalisht. Nuk jeni më për këtë punë, ka rini plot këtu”, i tha qytetari, duke e zënë ngushtë kandidatin e Partisë Socialiste.

Ish-sekretari i PD-së në Berat, Namir Lapardhaja, ka postuar në Facebook një video nga debati në takimin elektoral në Urën Vajgurore, bashki që tashmë do të mbajë emrin Dimal.

Namir Lapardhaja shkruan se pavarësisht se propaganda paraqet njerëz të lumtur dhe të kënaqur, e vërteta duket qartë në këtë video.

“Qytetarët: “po shembemi me taksa…!” Ka një irritim të përgjithshëm të banorëve në takimet publike me kandidatët e PS-së në qarkun e Beratit. Pavarësisht se propaganda paraqet njerëz të lumtur dhe të kënaqur, e vërteta duket qartë në këtë video.

Njerëzit nuk mashtrohen as me ndryshime emri të qytezës së tyre, as me mashtrime për taksa e as me projekte të nisura në prag fushate. Realiteti që ata prekin përditë është varfëria dhe mjerimi.

Pakënaqësia nuk lidhet me emra të përveçëm, por me një model dështimi dhe arrogance.  Ndaj më 25 prill duhet ndryshim” shkruan Lapardhaja në një status në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here