VIDEO/ Super Kane nuk i mjafton Tottenhamit, ndalet ndaj Newcastle

0
113

Harry Kane nuk i ka mjaftuar Tottenhamit për të marrë 3 pikë në transfertën ndaj Neëcastle. Skuadra e Mourinhos është ndalur në një barazim 2-2, duke humbur një mundësi të mirë për t’iu afruar më shumë Chelsea-t.

Ndeshja në fakt nuk nisi mirë për “Spursat” që u gjendën në disavantazh pas 28 minutash pas një goli të Joelinton. Reagimi i Tottenhamit ishte fantastik, me Harry Kane që do të realizonte dy gola në harkun e katër minutave lojë. Bomberi anglez është ngjitur në kuotën e 19 golave personal në këtë sezon në Premier League.

5 minuta nga fundi i ndeshjes Willock do të shënonte golin e barazimit duke befasuar Tottenhamin, që mban ende gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, dy pikë larg Chelsea-t.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here