Tirana mund me “manita” Apoloninë, Skënderbeu shokon Kukësin

0
87

Tirana përfiton më së miri nga ecuria e ekipeve të para, duke u bërë pjesë e garës për titullin kampion. Skuadra bardheblu mori një fitore të thellë 5-2 ndaj Apolonisë, në një ndeshje që në fakt nuk ishte aspak e thjeshtë.

Batha zhbllokoi sfidën që në minutën e 19-të me një goditje dënimi, që do të devijohej. Reagimi i fierakëve ishte mjaft i mirë duke shënuar dy herë me Levendin, që ishte vrastar në zonën e ekipit të Tiranës, duke shënuar në rastet që ju dhanë me kundërsulm.

Bardheblutë zgjohen në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar fillimisht shifrat me Torassa-n, ndërkohë që Batha në minutën e 65-të kaloi në avantazh Tiranën me penallti. Në minutën e 77-të, Ismajlgeci shënoi golin e katërt, ndërkohë që Cale do të vuloste triumfin e thellë të Tiranës.

Kukësi vijon ecurinë e tmerrshme në kampionat, duke pësuar humbjen e tretë radhazi ndaj Skënderbeut. Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të ekipit korçar. Golin e vetëm e shënoi Mensah në minutën e 72-të, teksa tashmë ekipi i Memellit ka 22 pikë 12 më pak se verilindorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here