Skandali me fletën e votimit, PS me marionetat e saj mbyllin listat e kandidatëve, votohet me numër

0
14

Një skandal i vërtëtë ka ndodhur sot me vendimin për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS ku sipas tij identifikimi i kandidatëve në fletën e votimit do të jetë me numra dhe jo me emër e mbiemër, propozim ky i Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike.

PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Nga ana tjetër PS i mbeti stoike qëndrimit se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin, teksa ndikon edhe tek madhësia e fletës.

Vendimi

KAS dhe Kolegji Zgjedhor vërtetuan se janë thjesht marioneta të ngritura për ti shërbyer PS-së. madje edhe vetë KQZ luan rol në këtë film, duke u hequr në publik si mbështetëse e fletës me emra, duke e ditur fare mirë se në KAS e Kolegj kjo vendimmarrje do rrëzohej pasi do vendosej siç kërkon PS.

Vendimi sotëm i Kolegjit Zgjedhor praktikisht i mbylli sërisht listat e deputetëve, edhe pse ishin hapur vetëm me 2/3. Fleta e votimit vetem me numra dhe pa emra godet drejtperdrejt hapjen e pjesshme te listave.

Qartazi sot u konfirmua publikisht se halli kryesor i ndryshimeve te ndermarra ngha PS dhe liliputët e opozitës parlamentare ne 30 korrik ne Parlament, qe rrezuan marreveshjen e konsensuale te 5 qershorit, ishte ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. PS e dinte fare mirë se me koalicioone parazgjedhore do e kishte humbjen krejt tëm thellë në 25 prill dhe për të shmanguer turpërimin përdori këtë manovër krej anti konsensus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here