SHBA dhe BE urojnë besimtarët katolikë: Të shohim drejt fillimeve të reja…

0
132

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Në statusin e publikuar në rrjetin social “Twitter” ambasada uron bluzat e bardha dhe të gjitha ata që në këtë ditë të shenjtë luftojnë me koronavirusin.

Ndërsa më tej shton: “Çdo ditë por sidomos sot le të festojmë shpresën & të shohim drejt fillimeve të reja!”

Statusi:

“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infiermierët & të gjithë që në këtë ditë të shenjtë po luftojnë COVID-19! Çdo ditë por sidomos sot le të festojmë shpresën & të shohim drejt fillimeve të reja!”

Ndërkohë një urim për besimtarët katolikë në Ditën e Pashkëve ka bërë edhe delegacioni i BE-së Shqipëri.

“Le të sjellë kjo Pashkë për ju paqe , shëndet dhe shumë optimizëm për ditët më të mira që vijnë”, shkruan në një postim në “Twitter”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here