Kryemadhi: LSI, forca vendimtare për qeverisjen e re. Edhe 21 ditë, ndryshimi po vjen!

0
97

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me banorë të Kavajës, ku ka shpjeguar programin elektoral të kësaj force politike.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se LSI është forca vendimtare për qeverisjen e re të Shqipërisë dhe se programi i kësaj force politike është zhvillimi i vendit dhe ekonomisë së familjeve shqiptare.

“Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Kavaja sot gëlon prej dëshirës së qytetarëve, të rinj e të rritur për ndryshimin e madh të 25 prillit.

LSI është forca vendimtare për qeverisjen e re të Shqipërisë dhe angazhimi ynë do e kthejë Shqipërinë në një shtëpi të punësimit dhe ekonomisë edhe për familjet e nderuara kavajase. Edhe 21 ditë, ndryshimi po vjen!”,- shkruan Kryemadhi në një postim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here