Bushati takim me sportistët në Shkodër: Me PD jeni në qendër të vëmendjes, pas 25 prillit do të keni paketë stimuluese…

0
58

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me sportistët në qytetin veriperëndimor për të dëgjuar problematikat e tyre.

Bushati dëgjoi se sportistët për vitet që kanë punuar e kontribuar nuk kanë sigurime shoqërore e shëndetësore.

Ai ka siguruar sportistët se me PD do të jenë në qendër të vëmendjes dhe qeveria e ardhshme do u zgjidhë problemet.

Pjesë e takimit ishte dhe koordinatori i PD për sportet, Andi Lila i cili siguroi sportistët shkodranë se ka diskutuar me Lulzim Bashën dhe Shkodra është një qytet që meriton vëmendje të veçantë në këtë fushë.

 

 

 

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Sportisti1: Unë mendoj që duhet të ketë edhe pensione të vecanta  , duhet të kenë edhe vitet sportive në librezën e punës, sic e kanë gjithë Europa . Vetëm ne kena pas një status që ke mbaru sportin dhe ke dal në rrugë të madhe.

Andi Lila: Ky shtet lavdërohet gjithmonë sepse unë jam në takime dhe thuhet janë bërë tre stadiume, një në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Elbasan por ama kjo qeveri i ka pas stadiumet në Kavajë , në Krujë , në Përmet  , në Këlcyrë, i ka pas stadiumet tani kullosi  delet e kuajt. Prandaj infrastruktura është detyrim.

Sportisti 2: Kena 15 vite që është hap këtu Edukimi fizik dhe sportet , ne kemi kry 4 vite shkollë bachelor dhe 1 vit master profesional që kemi dal mësuesa për shkollë të mesme. Teknikisht ne nuk na lejohet në tan Shqipërinë që në një portal , që duhet me dhan në Tiranë një provim për licensë, 100 mijë lekë plus. Për një orë dmth 60 minuta, 4 vite të shkollës pytesh për me marr 56 pikë, nqs për 1 orë ti nuk merr 56 pikë ajo shkollë digjet.

Helidon Bushati : Ai quhet profesion i rregullum, është si farmacisti, si stomatologu, mjeku, juristi, noteri dmth ti ban juridik dhe duhet me ba padyshim një test për me marr licensen e avokatit . Duhet me hi me ba prap shkollë dhe prap praktikë për me marr licensen e noterit  . Meku ban 6vjet mjekësi dhe ka me ba një test për me marr licensën e mjekut, ndrysh nuk e ushtron dot aktivitetin . është ligji, a ka vend për rregullime? Padyshim që mund të ketë vend për rregullime , për me lehtësu nga ana burokratike dis aprej profesioneve. Marr angazhim që me ken zani jo vetëm i joti, por zani juaj dhe veshi që merr problematikat dhe zani që transmeton këto probleme.

Sportisti 3: Këtu prekim edhe dy probleme , problemin e sportit dhe të edukimit dhe arsimimit në Shqipëri. Nqs partia demokratike me ardhjen në pushtet mbas dt 25 prill, përvec problemeve ekstremisht të mëdha të cilat ka lënë kjo katrahura e 8 viteve, nuk do ta shohin me shumë kujdes ligjin e arsimit të lart dhe këtu futena në lojë ne dhe ju që jeni sportista do të jetë një katastrofë e dyte. Ai portali skifoz i cili është vendos prej 8 vjitesh, është seleksionimi politik i njerëzvë , nuk është seleksionimi profesional i njerëzve . Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë duhet të jetë imediate.

Akoma shteti shqiptar kujton se kisha e madhe është pallat sportit , se na ka lan me një hangar që nuk është pallat sportit, nuk ka parametra.

Helidon Bushati: Ligji i arsimit të lartë është marrë angazhim nga  kryetari Basha, do të shfuqizohet kjo është fraza. Do të shfuqizohet ligji i arsimit të lartë , është thënë nga Basha në cdo dalje  televizive.

Andi Lila: Zotohem këtu para të gjithëve dhe do ta them këtë fjali gjithëandej , sporti nuk është për politikë , nuk është për premtime elektorale . Sporti do ndryshim , por ama  nqs sporti do të vazhdoj me këto ritme do të kthehet në boomerang . Unë këtë kam diskutu edhe me kryetarin .

Helidon Bushati : Partia demokratike ka organizuar takime me sportistët   , për të dëgjuar problematikat e tyre    dhe të kemi një paketë stimuluese për sportin të cilën ta implementojmë pas 25 prillit me qeverisjen e partisë demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here