“Problemet janë pa fund”, Kryemadhi në Sarandë: Më 25 prill votoni LSI-në, të ndryshojmë Shqipërinë

0
87

Drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët duhet të votojnë LSI-në, me qëllim që t’i japin më shumë shanse vetes dhe qytetarëve për jetë më të mirë në vendin tonë.

 

“Problemet janë pa fund. Ju si qytetarë mund të bëni zgjidhjet e duhura. Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh me bizneset tuaja, me gjithçka që ka të bëjë me votën tuaj. Data 25 prill është veprim për të ardhmen e fëmijëve dhe djemve e vajzave për të gjithë shqiptarët.

Më 25 prill kërkojmë ndryshimin. Zotit iu deshën 6 ditë që të ndryshojë botën, numri 6 do ndryshojë Shqipërinë. Unë besoj në Zot dhe kjo më ka dhënë paqe. Me Sarandën fantastike, ne duhet të kishim turizëm gjithë vitin. Ne do ndryshojmë gjithçka në Sarandë dhe në Shqipëri. Më 25 prill, Shqipëria do bëhet shtëpia e shqiptarëve. Gëzuar Pashkët. Do sjellim atë jetë të re, që shqiptarët e ëndërruan më 1990”, u shpreh Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here