Dokumenti Sekret i Punëve të Brendshme në Shkodër: Si u hartua lista me 181 persona për t’i pushkatuar, me to edhe tre vëllezërit Traboini

0
2

E gjithë familja Traboini kaloi 120 vite burg politik në shtetin dictatorial të Enver Hoxhës. Gazeta “standard”, me të drejta autori, boton historinë e rrallë të persekutimit nga libri “Saga e Traboinëve nën terrorin komunist”, me autorë Kolec Marash Traboini dhe mbesa e tij, Jozefina Traboini. Më poshtë sjellim, një dëshmi fatale se si vepronte ende strukturat e diktaturës edhe pas rënies, ngjarja tronditëse e dokumentit sekret për vrasjen e 181 personave …Për gjithë kalvarin dhe dëshmitë e familjes Traboini është koha e duhur për të marrë nderimin nga institucioni më i lartë i shtetit, Presidenti

 

“Ndryshimi specifik i këtij libri është se “Saga e Traboinëve” nuk vjen prej një familje të angazhuar politikisht me Ballin, Legalitetin apo ndonjë formacion tjetër nacionalist. Traboinët janë një familje normale, patriote, por mjaft modeste, një familje krejt e zakonshme qytetare, tipike shkodrane, e ardhur në fillim të shekullit XX në Shkodër nga malësitë e Hotit. Ajo që e bën të jashtëzakonshme këtë familje është qëndresa e tyre parballë diktaturës, sasia anormale e mllefit, cinizmit dhe hakmarrjes primitive komunist që u shkarkua mbi ata djem të mrekullueshëm, duke ua hidhuruar jetët e tyre e të prindërve”, është ky shënim, ndër të tjera, që shkrimtari Agron Tufa na njeh me sagën e familjes Traboini, e cila është përmbledhur në një libër që pritet të promovohet së shpejti. “Saga e Traboinëve nën terrorin komunist”, me autorë Kolec Mirash Traboini dhe mbesa e tij, Jozefina Traboini është një rrëfim i dhimbshëm, me realizëm, me vërtetësi duke dëshmuar rezistencën krenare ndaj diktaturës, e frymëzuar shpirtin e lirë.

“Komunistët shihnin te vitaliteti i kësaj familjeje një shembull të rrezikshëm mosnënshtrimi, çka do të nxiste dhe familjet e tjera për mosnënshtrim. Pra kemi një familje modeste qytetare e tradicionale në një ballafaqim mbi 30 vjeçar me dhunën e padrejtësinë e diktaturës; goditja e kësaj familjeje ka qenë e një egërsie të pamëshirshme, të papërfytyrueshme: 120 vite burg politik, shkatërrimi i të ardhmes, punës, profesionit, shpresës; shkatërrimi psikologjik; shkatërrimi i dhimbshëm i rinisë së gjashtë prej tetë vëllezërve që u burgosën e u riburgosën; shkatërrimi dhe i atyre dy vëllezërve të tjerë që morën barrën e shtëpisë mbi shpatulla dhe të rrihnin rrugët e burgjeve të Shqipërisë duke u rënë pas vëllezërve të tjerë që burgoseshin e riburgoseshin.”, shkruan Tufa. Më poshtë sjellim, një dëshmi fatale se si vepronte ende strukturat e diktaturës edhe pas rënies, ngjarja tronditëse e dokumentit skeret për vrasjen e 181 personave …Për gjithë kalvarin dhe dëshmitë e familjes Traboini është koha e duhur për të marrë nderimin nga institucioni më i lartë i shtetit, Presidenti

***

Lista e Vdekjes së 181 personave në Shkodër

Në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër disa ishin të regjimit, disa të demokracisë, e disa të tjerë, qëndronin në detyrë, që nga vitet e diktaturës. U kontrolluan disa dosje të individëve, ku gjeta dosjen e Aleksandrit me fotografi ngjitë, që tregonte dhunën e policisë në ato ditë kur ishte arrestue, shfytyrimin e fytyrës së tij. Më këtë tregojshin urretjen ndaj nesh si familje, që nuk kishte të mbarueme satë ishin në pushtet. Sinqerisht u interesova për këtë makabritet ndaj tem vllau, por nuk mora vesht gja… Bashkë me ato verifikime ishte gjetë edhe Dokumenti Sekret i Degës së Punëve të Brendshme, Shkodër, i firmosun nga Krytari i Degës, Q. Taçi. Bante fjalë për 181 persona, të cilët duhet të pushkatoheshin, nëse situata politike rrezikohej të ndryshohej në Shkodër. Në këtë listë emnore ishin ata, që do të pushkatoheshin me emën e mbiemën dhe ata, që do të kryenin pushkatimet, si oficerë policie, operativë, etj., për çdo lagje të qytetit të Shkodrës. Në lagjen teme ishin 3 vllaznit e mi, në listën e parë.

 

Tonin Mirashi Traboni

Gjovalin Mirashi Traboini

Aleksander Mirashi Traboini.

 

Ishin dhe tre kunetnit e motrës. Kjo bani bujë të madhe në qytetdhe iu çorr maska DPB-së së Shkodrës. Ishin edhe njerëz që punonin në Kryesinë e Lagjeve dhe civilë të tjerë, të pa burgosun.«Nuk e paskemi dijtë, që edhe na ishin në këtë rrezik» – thojshin.  Dhe ta mendosh, kjo ishte vetëm koha e nji ditënate, njerëzit e listësbrenda 24 orësh duhet të pushkatoheshin. Ishte caktuedhe vendi: tek rrethinat e Frigoriferit, afër Kalasë.
Shumë policëthonin të indnjuem, se «nuk kemi dijtë as na nji gja të tillë makabre. Kur nji policiiu gjet emni në listë për tëna marrë e pushtaktue, atë e hoqën nga puna për këtë gja. Ai vetë më tha:
– Më kanë hekë nga puna për ju dhe vllaznit tuej,me të cilët kam pi kafe sa e sa herë, megjithë që ishit të përsekutuem. Unë s’ekam dijtë këtë punë.
Unë ndërhyna tek Kryetari i Degës dhe i fola për këtë krim:
– Ju nuk duhet të kapeni me policë të thjeshtë, por me oficerë, operativë, prokurorë dhe hetuesë e pastaj, në fund fare, të merreni me ata policë, qëjanëvrima e fundit e kavallit.
Ai ma mori fjalën në konsideratë, e anuloi vendimin për këtë polic.
Ai vazhdoi punën derisadoli në pension.

 

Greva e urisë, Shkodër

Të burgosunit kërkonin të drejtat e tyne për integrimin e fëmijve dhe të familjeve. Për këtë çështje ishin futur në Grevë Urije tani, paradoksalisht, nënqeverisjen e Partisë Demokarike, deri në zgjidhjen e kërkesave të tyne.
Unë nuk u futa në atë grevë, por u solidarizova dhe rrijshe jashtë e në mbështeje me vllaun tem.
Ishte njoftue e gjithë Shkodra dhe qeveria e Re Demokratike. Nji polic, kur isha tue shkue në grevë, më thotë:
– Po ti, çfarë don atje në grevë? Do të më bijsh nder tela ndonji ditë.
– Po kush je ti, se unë nuk po të njof… Je i ri?
– Jam L.X, nga Puka.
– Si më flet ti kështu? – i tham.
Shoku i tij i thotë «lene ketë, se e njoh unë ma mirë se ti». Edhe më njihet që heret, me të vërtetë. Ai me shtyn me gishta, me mospërfillje, si kapadai. Në çast, kërkova Kryetarin dhe e gjeta tek turizmi me do oficera. Kishte ardhë Ministri për çështjen e Grevës  së Urisë. Ishte ba alarmante në Tiranë e kudo.
– Ju jeni kryetari i Degës së PB, Shkodër? – sepse nuk e kisha pa kurrë atë ftyrë.
Njiky polici ishte afër tij.
– Ky polici yt, më tha:«do të të djeg, do të të la çifteli e kitarrë ndoj ditë e do të të ndreqë unë ty». I fola me ton, në prezence të shokëve të Ministrisë dhe në mes të civilëve të tjerë.
– Mos m’i fol policëve, se ato të qëllojnë e unë s’kam çfarë t’i baj (ai ndoshta s’e kishte seriozisht, por unë ekisha kontrapetal).
– Unë jamtue folë me ty dhe jo me këta policë. Hiqe këtë çantë që ke nën sqetull dhe fillo ti i pari e provoje… Në ta mbajtë dhe irri gati…- Shko atje në Kukës e ven rregull.
– Këtu, kenke Mic Sokoli, – më thotë.
– More burrë, -i tham, – s’më trembin shokët tuaj! – e iu afrova. Ndërhynë shokët e tij, që ishin aty, se për nji sekonde e filloi ngatërresa.
Polici ndërhyni për t’i dal zot Kryetarit, i cili i tha:
– Largohu e m’u hiq sysh!
– Kolec, – thirrën do nga tavolina, – po të fusin në burg edhekëta të Partisë Demokratike.
U mbyll pa kalue randë ai incident, në mesnatënegrevës së urisë. Një komisar policie, qëe kisha të njoftun, më tha:
– Hajde të bisedojmë. Më ka thanë kryetari i Degës, a e njeh K. Traboninin? Po, bile shumë mirë. Më ka koritë në prezencë të Ministrit e më ka thanë kështu e ashtu. Paske shpëtue mirë prej tij, se ai ka sha e ka folë për Mao Ce Dunin e E. Hoxhën. Asht aktivist i demokracisë. Nëkohën e diktaturës asht dënue me burg politik në Spaç të Mirditës. Atje ku kam pasë shumë vite edhe vllanë tem,- asht përgjigjë kryetari DPB.
Si doli ma vonë, kryetari ishte djalë i mirë, por nuk ishim kuptue me njeni-tjetrin (bile edhe vllaunia njifsha në burgun e Spaçit). La detyrën, tue heqë kapelen, mbasi nuk pranoi të rrahë ish-të burgosunit grevistë që ishin të ngujuem prej shumë ditësh në kërkesat e tyne të drejta.
U desht të vinte prifti Frano Ilia që ata të mos dhunoheshin nga policia. Ai tha, tue xanëderën me trup:
– Kurtë kaloni sipër trupit tem, atëherë do kaloni tek ata të burgosun grevistë!
Në atë grevë, ku kishte të ngujuem prej ditësh, ishte preokupue edhe qeveria në Tiranë. Si pasojë, u arrestuen do grevista; ndërta ishte edhe nipi jem, Nobeli, 18 vjeç. Kur i çuan në hetuesi për të dhanë shpjegime, shkova me e shoqnue nipin vetë. Hetuesi më thotë:
– Ti nuk je ai, duhet Nobli, – më thotë.
– Babayt në kohën e Enverit, ka dënue, si hetues, babën e këtij nipi. E tash, në demokraci, djali i hetuesit, që je ti, – tham, tue ia ba me gisht, – don me dënue djalin e tij! Del jashtë, – i tham nipit, – e hajde me muedhe kurrë s’ke me shkelëma këtu, në hetuesi! Babë e bir hetuesë këta, si në komunizëm, ashtu edhe në demokraci!

 

***

Arrestimi i Babës….

Nuk shkoi gjatë me historinë dramatike të vllaut, që sapo ishte arrestue, kur behpolicia e arreston babën tonë. Ashtu si ma para, filloi kontrolli për çdo send, kontroll ma i egër se herët e tjera. Nana u egërsue e u tha:

– Çfarë kërkoni? Na nuk jena kriminela! Si arrestoni babën e 9 fmijve në votër të shpisë, midis fmijve të vet, në moshën 68 vjeç!? A keni marre e gjynah?

Na, fmijtë, u egërsuem efilluam të ndërhynim, por atadolën meshpejtësi,tue marre babën me xhisp 69, qëi priste te dera.. Erdhën natën, kur ishim mbledhë rreth votrës gjithë familja. Tan qyteti e mori vesht ngjarjen. Baba që punonte në komunale dhe përfitonte triskat e bukës…E tash, në pension, po provonte burgun me djalë të vet…

Por bani vaki nji tjetër ngjarje. Djali i madh, Zefi, që punonte furnitor, tue e ruajtë letërkëmbimin me nji të burgosun, e për shkak të përmbajtjes së këtyne letrave, ra dhe ai në burg; e dënuan dhe atë me 2 vjet burg. Pra, na tashti ishim me 3 vetë në burg, dhe Gaci arratisë, si familje. E gjithë pesha i ra nanës tonë… Nuk kishte dyshim: kjo gja ishte e organizueme nga Dega e Punëve të Brendshme.

Gjatë gjithë atij dimni e të ftohti me vujtje pritëm, derisa erdhi dita egjyqët. Pesë vetë, të lidhun dorë për dore, me ata ftyra të zbehta, ku tregohej, se çfarë torturash kishin hjekë në Degën e Brendshme të Shkodrës – 6 muaj – dimën e pranverë; i madh e i vogël ishte në këtë gjyq të «Anmiqve». Ishte e shtunë… E gjithë akuza bahej rreth tentativës për arratisje në Jugosllavi. Si argument ishte marrë veprimi, që kishin ba para 5 vjetësh për arratisje,kur ata kishin kenë 17 vjeçarë. Kjo çështje ishte edijtun ma parë nga Dega e Puneve të Brendshme. Ndërsa baba kje arrestue e tash po dënohej si «mosdenoncues», dhe si «përkrahës ndaj këtij veprimi të arratisjes». Nëgjyq u dha pretenca: shumë e randë për kto të rinj! Gjithashtu Vendimi i Gykatës Ushtarake vendosi:

Gjovalin Traboini: 20 vjet burg, 5 vjet heqje e dokumentit elektoral.

Frani: 15 vjet burg, 5 vjet heqje e dokumentit elektoral.

Sandri: 15 vjet burg, 5 vjet heqje e dokumentit elektoral.

Baba 7 vjet burg.

Ndoja u lirue si i pafajshëm.

Këto dënime u shoqnuan me konfiskimin e pasunisë, si pjesëtë gjanave të shtëpisë. Dënime shembullore për këta të rinj dhe për rininë e Shkodrës. Kur u dha dënimi, pa u ulë Kryetari i Gjjykatës, unë nuk durova e thirra prej karriges ku qesh ulë:

– Këto dënime janë me ju trembë, ju dhe rininë e Shkodrës! Prandaj, mos u friksoni, se nuk do i bani gjithë ato vite burg. Salla gumëzhinte nga ky dënim, por dhe nga fjala jeme. Kryetari i Gjykatës dha urdhër të kapet ai, që foli në turmë, dhe tue shtue, se dënimet tona janë «Për të dënue këta që bajnë krimin, por, njikohësisht, të mësojnë dhe të tjetët nga këto dënime».

Polici nuk më kapi në sallë, pasi unë përfitova nga rrëmuja. Në rrugë po pritshe Xhipsin qëi shoqnonte në Degën e Brendshme. Ishte e shtune, dhe errsina kishte ardhë, njikohësisht erdhi dhe Xhipsi dhe ia liruen rrugën të kalojë nga Bulevardi në Qendër, bash aty, ku xuna vend në kambë dhe e bana xhipsin të ndalojë para meje. Leta shihte i gjithë populli! Xhipsi mësyu, por unë nuk u largova; as me fjalë e kërcënime.

– Ky asht revolucionari i sallës! Kapeni shpejt, – tha dikush nga brenda.

Unë ika ma shpejt, se policët të dilnin nga makina, tue i lanë bosh… Nuk morën parasysh as mbrojtjen e avokatit, që insistoi, se kjo vepër asht tentu të bahej para 5 vjetësh.

Të hanën erdhën e na thirrën në Degë, mue e nanën. Unë nuk shkova; u largova për 2-3 ditë. Nanën, tash e njihte e gjithë Dega e Punëve të Brendshme.

– Ku asht djali? – epyesin nanën.

– Në Tiranë, – thotë nana.

– Si guxon djali të flasë ato fjalë armiqësore, në sallën e gjyqët? Në prezencë të gjithë popullit dhe të Trupit Gjykues?

– Ka shku me i ra mbrapa djalit në Gjykatën e Naltë, në Tiranë. Çfarë bajnë të tjerët, që s’dënohen me vite burg?

– A e din, se për ato fjalë, ai denohet me 10 vite burg, si «agjitacion e propagandë»? A nuk xuni mend nga dënimi i vllaut të vet e i babës së vet…? Me ato denime që morën? Por s’ka faj, se shumë shpejt do na vijë edhe ai këtu, si të tjetët, mos të mërzitet…  ne examë lepurin me qerre.

Unë shpëtova, për momentin, prej këtij rasti, që ishte flagrant dhe shumë i rrezikshëm. Nuk e llogarita mirë këtë veprim temin. Si më lanë, asunë s’e di, a pse, ndoshta, qemë ba shumë prej nji familje në burg.

Prapë telefoni!

Ishte nji episod i mbesës së madhe (Jozefinës) kur më diftonte se Gjovalini e dëgjonte e nuk çonte telefonin; kjo, nga kureshtja e pyet:

– Pse, axhë, nuk e ngre telefonin, kur të thërras?

– Po ti s’e din motivin…– u gjegj ai, – Kur isha në birucë, aty afër kisha nji telefon. Sa herë binte zilja e tij, zemra jeme e shumë shokëve të mi çohej peshë, sepse çdo zile ishte nji torturë, nji rrahje me dru. Sa herëqë binte zilja e tij, njenitprej nesh, që ishim aty, do t’i hidheshin hekurat, për të vazhdue me pyetje etortura në hetuesi. Pra, çdo zile telefoni donte me thanë: cili prej nesh e ka radhën? Cilin prej nesh do ta marrin e do ta kthejnë mbas 4 ose 5 orësh,të nximë në trup e të gjakosun në fytyrë?

Ky ishte episodi i telefonit që ma kallzoi eme mbesë e që mandej, u kufizue nga kjo gja, sepse nuk kishte dëshirë t’i kujtoheshin ato frikna rrënqethëse, që bajshin xhelatët e kuq ndër ne.

 

Sa të amla këto tortura!

Jo se ma kandame përmendëgjana jo fort të bukura, por më duhet t’i tregoj. Më duhet! Në kohën kur u arrestue Gjovalini,  u arrestue edhe baba, siç e kam thanë ma nalt. Në hetuesi kanë kenë bashkë, po natyrisht, ndër biruca të ndryshme.

«Unë edijsha që Apa (baba) asht pak malarg, por jo fort; ndihej kur xhelatët e rrahshin babën e nuk i ndihej zani i gojës, vetëm e vetëm mos ta ndiej unë, mos me më shkurajue. Mue me rrihshin aq shumë sa nuk shkruhet, nuk përshkruhet. Tue pa që unë isha i biri, më vjen nji ditë nji xhelat e më thotë:

– Do të më pastrojsh këpucët sot me turinjtë e tu; do të gjunjëzohesh para meje tue bërtitë sa ma fort!

Porunë i kërcisja dhambët nga inati dhe në fakt, dhambët anash i kisha të brejtun vetëm e vetëm prej kërcitjessë nevrastenisë.

– Jo,- i tham,- nuk e baj këtë punë që ma kërkon.

– Ta shohim, më thotë dhe fillon, bam e bim mbi trupin tem. Tue e pa që unë nuk e hapa gojën e as e ngrita zanin, më tha:

– E provojmë ndryshe.

E pështyva në surrat. Çfarë bani xhelati?Mori pincat e më shtrëngoiprangat njëherë me dorë, mbandej mori cepin epalltos për të m’i shtrëngue ma fort. Kur epa që nuk ia doli, m’i liroi, por unë për dy javë i mbajta duart e varuna, se nuk më qarkullonte gjaku, saqëpo t’u fryje, më dhimbte shpirti.Aq plagëi kisha.Çfarë bante maskarai? Kalonte apostafat afër meje, m’i prekte, tue më thanë:

– S’u përule, që s’u përule!

Durova,njimend, durova dhe kurrë s`iu përula, kurrë nuk bërtita asnjëherë, vetëm e vetëm mos të më deëgjonte im atë. Këto copa torturash em vlla irrëfente tue qeshë, mbasi i kishte kalue, por me të vërtetë që duhej lotue me të madhe për këtë mjerim mëshire.

 

Nana e 9 fmijve

Hini në punë në komunale, NSHN, me marrë triskat ebukës për fmijtë. Dhe me ato lekë me ndihmue burrin e djemtë, që ishin në burg, e që nuk do të pushojë me dekada në sistemin e Enver Hoxhes. Luigji, pa arritë moshën,filloi në tulla. Por vazhdonte shkollën e natën. Motra sa mbaroj shkollën emesme  u detyrue me punue në Fermentim, puntore dengjesh. Na shkojshim rregullisht me itakue napër burgje njerzit tonë, herë njenin, herë tjetrin. Nji ditë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i thotë nanës:«Nuk ke dijtë me i edukue fëmijët, prandaj asht kjo punë».

 

Tonini vllau i dytë

Mbasi i hoqën makinën, sepse ai shkonte në zonat kufitare me furznizue traktorët me naftë, pasi nuk kishin më besim teai, e lanë pa punëe pa rrogë. Tonini ishte me grue e me tre fëmijë, që ishin të vegjël, prush për tokë, e banojshin në nji shpi me qera, gjithë lagshtinë. Tonini i ri,i pashëm, shpëtoi për fije të penit pa hi në burg.

Njiherë, gjatë një xhirroje në Pjacë, nji oficer Sigurimi i thotë:

– Pse e çon kryet nalt, kur po ecë, a?

– E pse mos ta çoj? – i përgjigjet vllau. Çfarë ke ma shumë se unë ti?

– Tatregoj unë atë, shumë shpejt….

Ata donin shkak që ai të përfundonte në burg.

Oficer i Sigurimit njifej prej shkodranëve, si ndër ma të degjeneruemit, pjesëtar në shumë krime, fanati, por  sidomos ndaj klerit katolik. Por ai u tranferue në Tiranë si hetues e si kriminel. Em vlla pshtoj pa hy në burg prej tij. Por ishin dhetë tjerë që e ndiqshin kudo, silleshin nëpër Shkodër, klub me klub tue pi falas, tue arrestue njerëz kot, për xhelozi, ose pse ishin me biografi të keqe. Gjithë jetën ka jetue i survejuem,tue kalue historina të vështira familjare, mbasi edhe fëmijët Tonini i kishte ma të rritun, se të vllazënve të tjerë. Edhe e shoqja e Toninit vinte prej nji familje të persekutume; të atit të saj,ia kishin marrë gjithë pasuninë, që e kishte vue me mund e djersë,tue studiue epunue tan jetën e lume.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here