“Votues të zhgënjyer nga PS”, Luan Baçi: Qeveria e Kryeministrit Basha do të punojë për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve

0
97

Kandidati i PD për Fierin Luan Baçi ka zhvilluar takimin e radhes në Portëz, me banorët aty, ku shumica e të cilëve kanë shprehur zhgënjim si votues të vjetër të PS. Ata thonë se qeveria u orentoi shumë dhe nuk u dha asgjë, duke u marrë më shumë taksa.

“Ne biznesin e Ndricimit pavarësisht se punon e gjithë familja, në fund të vitit kur bën bilancin nuk është atje ku duhej të ishte. Kërkon ta ndryshojë sepse pavarësisht premtimeve që bëri ai që i qan zemra për biznesin, e përfshiu biznesin e vogël në tvsh duke e detyruar të shtojë shpenzimet “- tha Luan Baçi

“Jam votues i majte po s’kam pasur asnje perkrahje, jam i zhgenjyer, ka te drejte njeriu te ndryshoje”- tha njëri prej banirëve, i pasurar edhe nga të tjerët. Njëri prej tyre ishte edhe nenkampioni i botes ne kik boks, Albert Mahmutaj.

“Edhe une ndihem i nenlvleresuar, para 6 muajsh me thane se do me jepnin nje fare shperblimi, ne Japoni zura vendin e dyte ne bote, po na thirren atje na dhane leng per femijet dhe asgje. Ndaj vota ime eshte per PD dhe ju uroj fitore” – tha ai.

Luan Baçi vuri në dukje se me ndryshimin në 25 prill do të bashkohen shumë votues të tjerë të zhgënjyër të PS dhe Fieri do të jetë një nga surprizat e mëdha të zgjedhjeve:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here