Sherri masiv/ Disiplina “masakron” Football Republic

0
106

Në vendimet e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, Disiplina ka vepruar me dorë të hekur duke dënuar me nga 8 ndeshje pezullim gjysmën e ekipit të Football Republic. Nuk mjafton me kaq, vetë ekipi Football Republic humbet ndeshjen në tavolinë dhe i zbriten 20 pikë nga renditja aktuale teksa ndeshjet e mbetura do t’i luajë në fushë asnjanëse.

Ndërkaq nuk i kanë shpëtuar dënimit as lojtarë nga Teuta U19 ku 2 prej tyre morën pezullim prej 6 javësh.

Në mënyrë të detajuar, ky është edhe vendimi I Komisionit të Disiplinës:

“Football Republic U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, mos garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke sulmuar fizikisht pjesëmarrësit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, kundër KF Teuta U-19, në bazë të neneve 23, 24, 50, 63, 64/2, 64/5, 65/3/b, 65/3/i të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë.

Lojtari i Football Republic U-19, Ervin Skeja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Frenki Shahaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Jurgen Pervataj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Leandro Teqja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Rudjon Plaku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Madrit Marku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Saimir Taci, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Mateo Hyka, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.”

 

LEXO EDHE

Sherri tek të rinjtë/ Reagon FSHF: Të arrestohen autorët e ngjarjes 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here