“Personat me aftësi të kufizuara të përjashtuar nga bashkëjetesa në shoqëri”, Prençi: Do jem zëri i tyre në Parlament

0
98

Kandidati i LSI-së në Durrës, Shemsi Prençi ka shpërndar në llogarinë e tij në Facebook, takimin e zhvilluar ditën e sotme  me disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në këtë qytet. Në një mesazh në Facebook, Tushaj shprehet se ky komunitet nuk trajtohet nga shteti si pjesë e shoqërisë, pasi i mungojnë të ardhurat, pagesat, siguracionet dhe deri investimet në bashkitë e gjithë vendit për t’u lehtësuar jetën.

Postimi i Shemsi Prençit në Facebook:

“Sot pata mundësinë dhe kënaqësinë të takoja disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në qytetin e Durrësit.

I dëgjova me shumë vëmendje problematikat e tyre të përditshme dhe u mahnita nga dëshira e tyre për të jetuar dhe luftuar krahas vështirësive të tyre, jo vetëm nga aftësia e tyre ndryshe por dhe nga papërgjegjshmëria dhe lënia në harresë e këtyre kategorive nga instancat shtetërore. Me statistikë ky komunitet përbën 6.5% të shoqërisë shqiptare sipas CENSUS-it të vitit 2011, por si pasojë e aksidenteve automobilistike kjo përqindje është akoma më e madhe.

Sinjalistika e posaçme (sipas kategorisë së aftësive të kufizuara), vertikale, horizontale dhe akustike është një nga problematikat e tyre kryesore që i bën të jenë të rrezikuar dhe të përjashtuar nga bashkëjetesa në shoqëri. Këto kategori nuk trajtohen me pagën minimale, ndryshe nga se propogandohet çdo ditë, ndërsa për shoqëruesit e tyre nuk ka trajtim me pagë apo siguracione, në të zezë dhe shpeshherë janë familjarët e tyre që sakrifikojnë për të ju lehtësuar jetën këtyre individëve.

Biseda me këto kategori përveç sadisfaksionit personal, më obligon të jem një zë dhe mbështetës i fort i tyre në parlamentin e ardhshëm! Zotohem që do të jem përkrahës dhe ndjekës i problematikave të tyre dhe zbatimit të ligjit për punësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here