Kryemadhi takimin madhështor me gratë në Fier: Fitorja e LSI e padiskutueshme. Po binde femrat për të luftuar për të drejtat, e ke fituar betejën

0
1

Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim ditën e sotme me gratë në qytetin e Fierit ku deklarpoi se fitorja e LSI në zgjedhjet e 25 prillit është e padiskutueshme.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së tha se po binde femrat për të luftuar për të drejtat, e ke fituar betejën.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me gratë në Fier (PJESA 1)

Tani e kuptoj pse Kejdi më thotë që ne do të dalim forcë e parë në Fier dhe shumë veta mund të jenë skeptikë, jo pa qëllim ne vendosëm një target, që sot takimin do ta bëjmë vetëm me gratë dhe vajzat e 4 rajoneve të qytetit të Fierit. Asnjëri nuk e kupton, por ne që merremi prej vitesh me politikë, e dimë shumë mirë që po nxore gruan nga shtëpia, po binde nënën, po binde bashkëshorten, po binde vajzën, po binde nusen, që të dalë nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e saj, ta dini që ajo sfidë është e mbaruar. Është e mbaruar dhe e realizuar, sepse vetëm një grua di si i realizon qëllimet e saj, vetëm një grua di si të mos tërhiqet nga objektivat e saj për të mbrojtur fëmijët, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur shtëpinë.

Nuk thonë kot “kush ka vajza botën ka”. Unë jam e bindur që fitorja e LSI-së në qarkun e Fierit, jo vetëm është e padiskutueshme, por është e konsoliduar, është e qëndrueshme, është e fortë dhe mbi të gjitha një fitore e cila buron nga shtëpitë e fierakëve dhe fierakeve, buron nga zemrat e fierakeve, buron nga shpirti i të rinjve dhe të rejave fierakë, edhe për ata që nuk jetojnë sot në Fier, që jetojnë në Tiranë apo kanë ikur jashtë Shqipërisë për shkak të emigracionit dhe pamundësisë ekonomike. Jam e bindur që 25 prilli jo vetëm do t’i kthejë në Fier, jo vetëm për të votuar dhe ndëshkuar çdo padrejtësi që u është bërë fierakëve, çdo padrejtësi që u është bërë familjeve fierake dhe familjeve shqiptare, për të ndëshkuar me votë çdo padrejtësi që u bëhet bizneseve fierake, shkollave dhe sistemit arsimor në Fier e kudo.

Sepse forca e gruas është një forcë që buron për të vetmen gjë që jetojmë ne gratë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ashtu siç Zoti ma dha shansin mua që të isha nëna e 3 fëmijëve, jam e bindur që do të më japi forcë për të punuar çdo ditë, pafund, deri në momentin e fundit të jetës sime për të ardhmen e fëmijëve. Sepse ashtu si çdo nënë jep shpirtin për fëmijët e saj, ashtu si me qindra gra dhe nëna në Shqipëri japin gjak për të ushqyer fëmijët e tyre në pamundësi për të pasur një punë, në pamundësi për t’i dalë zot shteti siç duhet t’i dali, ashtu është dhe sfida jonë, e imja, e Lusidës, e Blertës, e Migenës, e të gjitha grave dhe nënave. Është bekim nga Zoti të kesh shansin dhe mundësinë që të jesh nënë, të rrisësh fëmijë t’i duash ata dhe të luftosh për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here