Krahasime të projektit Rama e Çubrilloviç për shpërnguljen e shqiptarëve!

0
1459
Nga Enver Bytyçi
Si i tha dje në Shkodër një sipërmarrësi në fasoneri?! “Merr punëtorë nga Bangladeshi”! Eshtë e disata herë që thotë se do të sjellë në Shqipëri afrikanë dhe indianë, me qëllim që të përballojë nevojën për forca pune! Ndërkaq raportet shënojnë faktin se 520 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në tetë vitet e qeverisjes së tij. Nuk është se këta 520 mijë shkuan në vendet e BE-së, punuan tre muaj, u kthyen e shkuan përsëri tre muaj sipas rregullave të lëvizjes së lirrë të qytetarëve. Këta 520 mijë shkuan dhe kërkuan azyl për të mos u kthyer më në atdheun e tyre. Së paku sa kohë të jetë ky në pushtet! Sepse atdheu nuk i mban ata! Kryeministri I sheh si mish i huaj, ndërkohë që afrikanët dhe indianët i sheh si shpëtim! Ndonëse shifra 520 mijë nuk është reale, sepse janë mbi 100 mijë të tjerë të padeklaruar.
I përmenda këto për të thënë se ky bëri mot a mo të njëjtën gjë si edhe Milosheviçi. Realizoi fije për pe rekomandimet e programit për shpërnguljen e shqiptarëve në Kosovë të Vasa Çubrillooviçit! Akademiku serb publikoi më 7 mars të vitit 1937 programin e spastrimit etnik të shqiptarëve në ish-Jugosllavi të titulluar “Shpërngulja e shqiptarëve”! Ai program pati si objektiv spastrimin etnik të tyre dhe serbizimin e trojeve shqiptare në federatën jugosllave. Edhe Musolini dhe Jakomoni kishin në planet e tyre italianizimin e Shqipërisë përmes popullimit të saj me 4-5 milionë italianë.
Ndër shqiptarët e sotëm e ata historikë, i vetmi është Edi Rama, ai që i gëzohët, rekomandon dhe mburr afrikanizimin dhe indianizimin e Shqipërisë! Dhe kjo falë projektit të tij për spastrimin politik të vendit. Vini re: Jo të spastrimit etnik, por spastrimit politik. Dhe ky është dallimi i vetëm i projektit “Rama”, nga projekti “Çubrolloviç”! Ai kishte në objektiv spastrimin etnik. Por të dy programet ngjajnë si dy pika uji në metodat, mënyrën dhe mjetet e spastrimit etnik në rastin serb dhe të spastrimit politik në rastin e rilindjes. Musolini thjesht e projektoi, por nuk duket se bëri ndonjë përpjekje domethënëse për italianizimin e Shqipërisë.
Natyrshëm lind pyetja: Pse kryeministri i Shqipërisë e dëshiron dhe projekton spastrimin politik të vendit të tij, spastrim që pasohet me asgjësimin etnik të shqiptarëve?! Shumë e thjesht. Ky është interes i mafies dhe grupeve kriminale, me të cilat ai bën ligje me porosi, siç thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit! Akoma më e thjesht: – Me spastrimin politik ai beson se largon nga Shqipëria qytetarët, të cilët votojnë kundër tij. Kjo bën që të paksohen votat për opozitën dhe të garantohet pushteti në funksion të mafias dhe krimit të organizuar në vendin tonë. Vetëm kriminelët I gëzohen dhe justifikojnë largimin e shqipotarëve nga Shqipëria. Nuk ka shans që dikush që ka pak ndjesi atdhetarësh ta bëjë këtë!
Lind në pyetje tjetër po prapë e natyrshme: Si është e mundur që vetë kryeministri t’i mendojë, jo më t’i projektojë dhe realizojë këto ide makabre kundër vendit të tij?! Shpjegimi është përsëri shumë i thjeshtëzuar: – Kryeministri shqiptar ishte i gatshëm t’i japë territore shqiptare të Kosovës një vendi fqinjë, i cili ka kryer genocid kundër shqiptarëve. Ndaj ai është i gatshëm dhe i predispozuar të bëjë gjithçka në funksion të pushtetit, pasurisë dhe lavdisë anti-shqiptare të tij! Mos lodhet dikush të kërkojë arsyetime tjera të paarsyeshme e të pajustifikuara!
Në periudhën e shtatë viteve u larguan nga Shqipëria saktësisht rreth 700 mijë shqiptarë. Në periudhën e tetë viteve të Milosheviçit para fillimit të luftës së armatosur, u larguan nga Kosova mbi 400 mijë shqiptarë. Raportet ndërkombëtare të viteve 1990 e konsideruan largimin e shqiptarëve nga Kosova si spastrim etnik të projektuar në Beograd. Pse nuk qenka spastrim politik largimi i rreth 700 mijë shqiptarëve nga Shqipëria në shtatë vitet e Edi Ramës?! Milosheviçi i çoi serbët e Krajinës së Kroacisë në Kosovë, me qëllim serbizimin e saj. Çoi edhe vrakaçorët e Shkodrës! Rama thotë se do të sjellë afrikanë, pakistanezë, bangladeshas dhe indianë në Shqipëri. Madjee ka nis afrikanizimin dhe indianizimin e Shqipërisë!
Lexuesi do të më lejojë të bëj një krahasim midis metodave që projektoi Çubrilloviçi për spastrimin etnik të Kosovës prej shqiptarëve me qëllim serbizimin e saj, si dhe metodave e mjeteve që po përdor Edi Rama për spastrimin politik dhe etnik të Shqipërisë.
1. Çubrilloviç shkruan se Serbia duhet të realizojë në Kosovë kolonizimin serb të shpejtë e jo të ngadalshëm. Sipas tij, kolonizimi i ngadalshëm nuk është produktiv. Dhe për këtë rekomandonte shpërnguljen e menjëhershme në pak vite të shqiptarëve. Edi Rama gjithashtu i përmbahet këtij koncepti. Shpërngulje masive e shqiptarëve (rreth 700 mijë në shtatë vite) dhe nxiton që edhe fushatën elektorale ta shndërrojë në një aksion politik për “kolonizimin” e Shqipërisë me afrikanë dhe indianë.
2. Çubrilloviç i frikësohej reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe planifikonte që reagimin e Tiranës zyrtare ta blinte me franga ari. Edi Rama nuk i frikësohet asnjë lloj reagimi, sepse gjithçka e ka planifikuar si retorikë propagande për të fshehur qëllimet e tij anti-shqiptare. Ndërkaq kryeministri ynë ka blerë me para heshtjen dhe mbështetjen e disa personalitetev brenda vendit dhe disa politikanëve dhe diplomatëve të huaj dhe është blerë për këtë aksion me “franga ari” nga Beogradi.
3. Si mjet kryesor për t’i detyruar shqiptarët e Kosovës të largohen nga vendi i tyre Çubrilloviç rekomandonte dhunën shtetërore, dënimet, burgosjet, përdorimin e shfrenuar të policisë me qëllim krijimin e atmosferës së terrorit. Nëse i kthehemi eksperiencës së regjimit të Edi Ramës në këto mbi shtatë vite, atëherë kuptojmë se masat e rekomanduara të akademikut serb kundër shqiptarëve janë zbatuar pikë për pikë prej kryeministrit të Shqipërisë gjithashtu kundër shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë burgosjet e Ramës për arsye banale të qytetarëve shqiptarë, përdorimin e policisë e të gazit lotsjellës kundër tyre, dhunën e terrorin në rastin e shembjes së teatrit kombëtar dhe në raste tjera e kështu me radhë. Me ato mjete dhune e terrori Serbia synoi shpopullimin e Kosovës, me të njëjtat metoda e mjete Rama solli te shpopullimi i Shqipërisë.
4. Çubrilloviç i jepte një vend të rëndësishëm përdorimit të “shoqërisë civile” në aksionin për shpërnguljen e shqiptarëve, me qëllim që ky aksion të mos dukej si vepër e shtetit. Edi Rama ka përdorur e përdor gjithashtu “shoqërinë civile” në Shqipëri për aksionet e tij të zbrazjes së vendit.
5. Së fundmi, duhet thënë se Çubrilloviç propozoi para 84 vitesh që pas shpërnguljes së shqiptarëve, Kosova të popullohej me serbë e malazezë. Ndër serbët ai rekomandoi asokohe serbët e Bosnjë-Hercegovinës, serbët Licko-Poljes dhe ata të Krajinës në Kroaci. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë thuajse vazhdimisht rekomandon që në vend të shqiptarëve të shpërngulur nga Shqipëria të vijnë në këtë vend afrikanë të Afrikës së Veriut, indianë, pakistanezë, bangladeshas e të tjera kombe jo shqiptare!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here