Bujar Leskaj: Vlora dhe Shqipëria nuk e meriton qeverisjen e keqe të Edi Ramës

0
172

Kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj deklaron se shqiptarët nuk e meritojnë qeverisjen e keqe aktuale.

Ai thotë se pagat duhet të jenë më të larta dhe kostot e jetesës më të ulëta.

“Së bashku me kandidaten për deputete, Znj. Nada Meçorapaj u takuam e biseduam me qytetarë e banorë të lagjes “Pavarësia”.

Bizneset e kësaj lagjeje janë asfiksuar nga politikat e padrejta në këto 8 vitet të keqqeverisjes së sektit Rama.

Është shpresëdhënës fakti që gjithmonë e më shumë na afrohen e bashkohen njerëz të thjeshtë, qytetarë, të cilët kërkojnë ndryshimin! Qytetarë, qytetarë që shpresojnë për Ndryshimin, qytetarë që besojnë tek Ndryshimi që ne përfaqësojmë!

Shqipëria ka nevojë për Ndryshim që jetët e qytetarëve vlonjatë të përmirësohen –  që të kenë më shumë vende pune, për  t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë në Shqipëri, për të përmirësuar jetën tonë.

Shqiptarët nuk e meritojnë qeverisjen e keqe aktuale. Pagat duhet të jenë më të larta dhe kostot e jetesës më të ulëta.

Shteti duhet të mundësojë më shumë punë, shqiptarët meritojnë shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët e tyre.

Partia Demokratike angazhohet që në qeveri do ta ngremë pagën minimale në 36,000 Lekë dhe do të krijojë 110,000 vende të reja pune!

Ndryshimi po vjen!

Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!”, deklaron drejtuesi politik i fushatës së PD-së në Vlorës, Bujar Leskaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here