Rrëfehet Demi Lovato : Nuk e di nëse do të kem lidhje sërish me një mashkull

0
190

Në një lidhje live në Facebook në tetor, Demi Lovato kishte treguar, se si kur ishte 17 vjeç i kishte treguar motrës së saj se i pëlqenin femrat dhe se donte të kishte një lidhje me një femër, pasi kishte parë skenën e puthjes mes Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair, në filmin “Cruel Intentions”, në 1999. Në këtë moment kishte menduar se i pëlqen kjo gjë, por turpi kishte mposhtur impulset.

Demi ka pranuar se në të shkuarën ishte një tip shumë i mbyllur. Por gjërat ndryshuan dhe tani duket se i ka idetë e qarta, siç tregon rrëfimi i saj në Entertainment Weekly: Nuk e di nëse do të kem lidhje sërish me një mashkull, por për momentin nuk e mendoj dot vetën shtatzënë.

 

E pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë, Demi rrëfeu se ka dëshirë të adoptojë. Ajo foli gjithashtu për fejesën e prishur me Max Ehrich dhe çfarë nuk shkoi me të.

“Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Mendova se do të isha e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim. Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që, po dua të kem fëmijë, por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”, u shpreh Demi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here