Meta ngre zerin në studio: Pse po flasim për Amerikën, duhet të flasim për shqiptarët

0
93

I ftuar në emisionin ‘Log’ në Abc News, Meta komentoi edhe deklaratën e Edi Ramës për punëtorët që kërkoi nga Bangladeshi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se raporti i të njerëzve të larguar nga  Shqipëria në lidhje me vendet e tjera është 12 me 1. I ftuar në emisionin ‘Log’ në Abc Neës, Meta komentoi edhe deklaratën e Edi Ramës për punëtorët që kërkoi nga Bangladeshi.

Kur u pyet në lidhje me SHBA-në, Mea u ‘nervozua’ dhe ngriti zërin duke thënë se duhet të flasin për Shqipërisë dhe jo për SHBA-në.

“Pse po flasim për Amerikën, duhet të flasim për vendin tonë, për shpopullimin, për shqiptarët. Ju e dëgjuat dje, ai (Rama) kërkoi punëtorë nga Bangladeshi. Pse po largohen shqiptarët nga vendi i tyre. Po ikin njerëz nga Serbia, nga Maqedonia e Veriut nga Bullgaria, po janë në raport 1 me 12 në lidhje me Shqipërinë”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here