Mediu thirrje banorëve: Dita e ndryshimit po vjen! Rama përfaqëson krimin…

0
109

Kreu i PR-së dhe kandidati për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” në qarkun Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale, këtë të enjte zhvilloi një takim me banorë në Kodër Kamëz.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për ti dhënë fund krimit dhe padrejtësive.

”Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar mirëqenien dhe lumturinë tonë, na i ka falur Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng as te Edi Rama dhe te asnjë politikani tjetër. Prandaj është momenti që të reflektojmë të gjithë, të majtë dhe të djathtë, sepse po jua them me bindje që Edi Rama nuk përfaqëson as të majtën, as të djathtën, por kultin e njerëzve të cilët nuk njohin asgjë tjetër përveçse korrupsionit, krimit, pushtetit per interesat e tyre korruptive”,-u shpreh Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here