LAJMI I FUNDIT/ Humb ndjenjat në rrugë, sillet me urgjencë me helikopter biznesmeni në Tiranë

0
160

Në qendër të qytetit të Sarandës., ku një person duke ecur normalisht rrugës papritmas është rrëzuar për tokë ndërsa nxirrte shkumë nga goja. Menjëherë është njoftuar spitali, dhe ardhja e ambulancës bëri transportimin e personit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas bluzave të bardha personi, i identifikuar si Gjergji Pirro, 50 vjeç, pësoi hemoragji cerebrale. Pas ndihmës paraprake në spital dhe duke parë se gjendja ishte e rëndë stafi mjekësor vendosi transportimin e tij drejt Tiranës me helikopter.

50 vjecari Gjergji Piro, banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here