“Ndihemi të harruar”, Bushati me banorët e Shkodrës: Do jem zëri juaj në parlament, për zgjidhjen e problemeve

0
99

Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Pazarit të Vjetër. Këta të fundit u shprehën se Shkodra kërkon ndryshim me 25 prill pasi është e harruar dhe denigruar plotësisht nga qeveria aktuale e Edi Ramës.

Në fokus të këtyre diskutimeve ishin edhe institucionet e spostuara në Lezhë, kjo si shkak i braktisje dhe mos vlerësimit të qytetit të Shkodrës nga ana e kryeministit aktual Edi Rama.

Banorët e kësaj lagje shprehën shqetësimin e përmbytjeve të për cdo vitshme, një problem ky që nuk po gjen zgjidhje. Ndërkohë, që banorët e Nënshkodrës nuk kanë marr dëmshpërblimet prej 8 vitesh.
Helidon Bushati u angazhua duke thënë se ai do të jetë zëri i fortë në parlamentin e Shqipërisë për problemet në qarkun e Shkodrës.

Qytetari 1: Duke marr shkak nga problematikat e zonës,largimi i institucioneve nga qyteti i Shkodrës do të thotë një zbehje e lavdisë së Shkodrës dhe identitetit të saj historik po ashtu edhe kulturor. Partia demokratike, duke marr shkak nga kjo situatë , cfarë programesh mund të ketë përsëri për Shkodrën?
Helidon Bushati: Angazhim i marr sot para jush , një angazhim që sjell edhe qëndrimin e partisë demokratike për Shkodrën. Në momentin e ardhjes në pushtet të partisë demokratike, do të rikthehen drejtoritë rajonale që janë spostuar me të padrejt në kuadër të diskriminimit të Shkodrës, janë larguar nga qyteti i Shkodrës , do të rikthehen drejtoria arsimore, bordi i kullimit arkivave do të rikthehen ne Shkodër. Përsa i përket  Shkodrës, është një qytet i bekuar nga Zoti. Kemi lum , liqen, mal. Ne mund ta zhvillojmë Shkodrën ,mund ta bëjmë destinacionin turistik shqiptar Shkodrën për të gjithë vitin,si përsa i përket turizmit veror, ashtu edhe dimëror , si sa i përket turizmit bregdetar, liqenor, lumor, malor. Për këtë pd dhe ne si përfaqësues të pd në qarkun Shodër, angazhohemi para jush që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për zhvillimin e infrastrukturës.

Qytetari 2: Shkodra që në 2011 është përmbytur 3 herë , as ka marr kush lekë, asnjë dëmshpërblim. Deshta me dit ca do të bahet me këto përmbytje dhe ca plani ka partia demokratike për kamatvonesat e energjisë eletrike që janë gjysma e popullit.
Helidon Bushati: Sa i takon problemit të përmbytjeve, një problem gangren për Shkodrën sidomos, për zonën e Nënshkodër. Kryetari i partisë demokratike dhe kryeminitri i ardhshëm Lulzim Basha ka deklaruar në të gjitha daljet e tij publike , do të paguhet cdo faturë e firmosur nga partia demokratike përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, sepse përmbytjet kanë qenë si rezultat i keqmenaxhimit të kaskadës. E dyta, do t’i gjendemi gjithnjë afër banorëve të prekur nga përmbytjet. E treta dhe më e rëndësishmja, brenda vitit të parë të qeverisjes tonë do të mbledhim tryeza punë me ekspert më të mirë vendas dhe ndërkombëtar për të zgjidhur përfundimisht, në mënyrë përfundimtare problemin e përmbytjeve.
Qytetari 3:  Jam banor i Ajasmës, kemi një problem rruga që lidh Ajasmën me Tepen. Ajo është prej 30 vjet nuk është ba, vetëm ajo pjesë ka mbet. a thu se jemi ne mesjetë ,duhet edhe ndricim .
Helidon Bushati : Zoti Ura, unë marr angazhim që pas 35 prillit , pasi të kemi cu në shpi Edi Ramën , pasi të kemi cu në shpi të keqen, ne do të sjellim fonde për Shkodrën dhe do ta trajtojmë bashkinë Shkodër njëlloj si cdo bashki tjetër e Shqipërisë. Ne do vendosim shenjën e barazisë midis  gjitha qyteteve dhe Shkodra do të trajtohet njëlloj si cdo qytet tjetër i Shqipërisë., padyshim që për Shkodrën do të ketë nje vëmendje më të madhe pasi për 8 vite është nëprkëmbur , është vjedhur, është kriminalizuar, është denigruar dhe padyshim ne do t’i japim vëmendjen e duhur.

Qytetari 4: Jam banor i lagjes Tepe. Një ndër problematikat  më kryesore është infrastruktura. Ndërkohë, një nga problematikat  më kryesore që has cdo familje shqiptare është largimi i të rinjve , është duke ik pjesa evitale e shoqërisë. Do lutesha që në planin dhe fokusin tuaj të jenë të rinjtë sepse po ikin të gjithë. Unë votoj për herë të parë dhe e kam nda mendjen kujt do ja jap voten .
Helidon Bushati: Rinia është në qendër të vëmendjes të programit të partisë demokratike , të angazhimeve që merr partia demokratike pas 25 prillit. Rinia duke filluar nga votuesit për herë të parë, ato që presin të hyjnë për herë të parë në bankat e universitetit, do të ndihmohen në rastet kur nuk kanë mundësi ekonomike për të hyr në universitet. Do të ndihmohen duhet i hequr taksat universitare, për famijet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra nuk do të ketë taksa universitare për te rinjtë. Për ato që janë mbi 640 mijë lekë të vjetra do të ketë një reduktim të taksës universitare. Qeverisja e partisë demokratike pas 25 prillit i jep një vëmendje të vecantë të rinjve dhe sidomos të rinve të talentuar .
Kam studiuar jashtë jam kthyer në Shqipëri, kam kontribuar në administratën qendrore të partisë demokratike, sot jam këtu para jush për të marr angazhime , angazhime jo vetëm për problematikat e zonës por edhe promovimin e të rinjve të zonës. Ky është një ndër objektivat e mi , të ndihmoj në ecjen përpara në zhvillimin e të rinjve të zonës, përvec problematikave duhet të stimulojmë edhe të rinjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here