Kritikat e Ramës ndaj opozitës, Zekthi: Hipokrizi, ai po eksperimenton imunizimin e tufës me shqiptarët

0
83

Pedagogu Fitim Zekthi tha se kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës janë hipokrizi.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” , sipas Zekthi vetë Rama ka zhvilluar fushatë me njerëz dhe nuk duhet të kritikojë Bashën dhe se kjo është e gjitha pjesë e fushatës.

“Është hipokrizi. Ai po eksperimenton imunizimin e tufës me shqiptarët. Fakti që Rama akuzon opozitën që është një vatër infeksioni është hipokrizi. Është e pamoralshme sepse nuk ka naracion. Zgjedhjet nuk bëhen për të sharë kundërshtarin, bëhen për të treguar si është shpërndarë buxheti, si është punuar në këto vite. Ka një krizë të fushatës. A përben vepër penale nuk më takon mua ta them, por të akuzosh opozitën që përpiqet të përhapë covid është hipokrizi, sepse vetë qeveria ka bërë mbledhje me njerëz e grumbullime”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here