Kryemadhi: Rama i paaftë menaxhojë krizën e pandemisë dhe termetit…

0
152

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së përshendet vendimi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit deri në fund të muajit prill.

“Vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët”, u shpreh Kryemadhi gjatë një takimi elektoral me gartë në Kamëz.

Ajo sulmoi edhe fushatën e qeverisë për vaksinimin e popullsisë, duke thënë se “e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë”.

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk e menaxhon dot situatën e krizës së pandemisë dhe tërmetit, sepse “ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë”:

“Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here