Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino. Ajo shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se me hidhërim ka mësuar lajmin e trishtë, se u nda nga jeta një njeri i mirë dhe një socialist i vërtetë.
Ajo e cilëson Finon, njeriun që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministër i pajtimit.
“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim”, shkruan Kryemadhi.