Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19.
Për nder të Finos, qeveria ka shpallur 29 marsin ditë zie kombëtare. Në të gjitha institucionet, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë.