Rrëfime e bëra kohëve të fundit nga aktorja amerikane, Sharon Stone, janë vërtet interesante.
Artistja zbuloi për The Times, se një kirurg ia kishte zmadhuar gjoksin pa dijeninë e saj gjatë ndërhyrjes që supozohet të ishte jo-kirurgjikale.
“Kur hoqa fashat zbulova se gjoksi ishte ishte në një masë më të madhe”, thekson Stone duke shtuar se doktori i kishte sugjeruar se kjo madhësi shkonte me ijët.
“Ai më ndryshoi trupin pa dijeninë time apo miratimin tim, ishte një eksperiencë shokuese”, tregon më tej aktorja.
I njëjti po ashtu i kishte sqaruar se do dukej më bukur me gjoks më të madh, meqenëse kishte një karrierë si artiste e duhej të ishte e pranishme në skenë.
Sharon në librin e saj “The Beauty of Living Twice” ka rrëfyer edhe se si producentët e filmave e kishin bindur që të kryente marrëdhënie seksuale me kolegët e saj, në mënyrë që të krijonin kimi më të mirë para kamerave.