Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka anuluar takimin e tij në Fier.
Lajmin e ka dhënë kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi.
Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputeti socialist, ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Për t’u respektuar dita e zisë në nder të deputetit Fino, Basha vendosi të anulonte takimet elektorale në Fier dhe është kthyer në mes të rrugës.