Vaksinat elektorale/ Lali Eri propagandë politike për të siguruar vota për shefin e tij në zgjedhjet e 25 prillit…

Kryebashkiku i Tiranës, e ka përdorur fushatën e vaksinimit të popullsisë kundër koronavirusit, për të kërkuar vota për Partinë Socialiste, duke e kthyer procesin nga një përpjekje e sistemit shëndetësor për të vaksinuar qytetarët dhe për t’u shpëtuar jetën, në një propagandë politike për të siguruar vota për shefin e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet një grua duke u vaksinuar, me sloganin “Voto PS”.

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç me vaksinën kineze, Sinovac, e cila ka mbërritur nga Turqia.
Kjo vaksinë nuk është çertifikuar ende nga OBSH apo EMA, dhe të dhënat për të, sipas epidemiologëve, janë të paplota.

Vaksinimi po kryhet në Sheshin Skënderbej, në çadra të ngritura nga qeveria.

Mesazhi i Veliajt: 

 

 

Vaksinat elektorale/ Lali Eri propagandë politike për të siguruar vota për shefin e tij në zgjedhjet e 25 prillit…

Ndeshja historike me Anglinë, ja si pritet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko