Mitingu i PD, Kryemadhi: Aktivitet simbolik, fushata jonë ka filluar që me djegien e mandateve

0
93

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazatari për koalicionin me Partinën Demokratike si dhe për mungesën e saj apo dhe të funksionarëve të lartë të LSI në mitingun e PD.

Kësaj pyetjes Kryemadhi i është përgjigjur se mitingu i PD ishte një aktivitet simbolik sepse gjëja kryesore që është sot është që fushata e opozitës ka nisur që në momentin që ne kemi djegur mandatet.

 

Përgjigja e plotë

Gazetari: Mungesa juaj apo e funksionarëve të lartë të LSI në mitingun e PD. Ju jeni me lista të ndara por jeni një koalicion. Përse ky vendim?

Kryemadhi: Dua të theksoj që mitingu sepse e pata dhe një debat me disa gazetarë të tjerë ai ishte mitingu i prezantimit të kandidatëve të PD dhe të aleancës së tyre ndërkohë që ka akoma dhe 29 ditë që na ndajnë, do të vazhdojmë akoma secili në axhendat tona politike individuale por ndërkohë që njerëzit në terren qoftë të LSI, PD apo AN janë në kontakt me njëri tjetrin. Unë mendoj që ajo ishte një aktivitet simbolik i PD sepse gjëja kryesore që është sot është që fushata e opozitës ka nisur që në momentin që ne kemi djegur mandatet. Nuk ka nisur në kohën që ne mund të jemi në aspektin po ta quajmë zyrtar siç ka qenë më para. Djegia e mandatave të LSI dhe gjithë opozitës ka qenë sipari i hapjes së fushatës elektorale të cilat kanë një datë tashmë, kanë 25 prillin që nuk është shumë larg, është 29 ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here