Mjeku i njohur: Turp për Najada Çomon që u vu në rresht dhe me urdhër partie vuri doktorët në rresht!

0
130

Mjeku i njohur dhe ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, për të folur për pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Solis tha se një pjesë e mjekëve u vunë në shërbim politik dhe merrnin urdhër nga partia.

“Janë thellësisht të politizuar, një garnizon që marrin urdhëra dhe japin urdhëra. Po të isha trajner do ti nxirrja të gjithë me të kuqe, përveç Silva Binon dhe dy-tre shkencëtare dhe Eugenën, të tjerët janë të politizuar.

Janë të bindur. Kur kam qenë ministër nuk kam detyruar asnjë doktor të shprehet për bindje partiake. Armiku jonë ka qenë sëmundja. Tani janë skuqur, janë bërë blu, janë bërë garnizone, marrin urdhëra nga partia. Edhe Najada, jashtëzakonisht turp, për të gjitha që ka bërë, që vihet në rresht, që i vë doktorët në rresht. I ka ndarë flokët mu në mes, doktor majtas doktor djathtas.

Armiku jonë është covidi dhe duhet ta luftonim të gjithë bashkë, jo të politizohemi dhe jo duke u vendosur në rresht. Është më mirë sanatoriumi, se sa Infektivi, që u bë një detashment i Rilindjes”, tha Solis.

Solis foli edhe për situatën e vështirë të pandemisë gjatë shkurtit të këtij viti dhe a duhej izoluar vendi.

“Në shkurt ne kemi patur një situatë të tmerrshme. Termometri vendoset pranë krevateve të spitaleve Covid. Nëse aty ndodh përmbytja, atëherë epidemiologët duhet të shtrëngojnë rubinetat, që të mos ketë atë lloj prurje, sepse nuk ka kujdes.

Për këtë qeveri, do të thosha, që kjo qeveri, sikur ta qajë me lot pandeminë, ka bërë aq budallqe dhe është qeveria më e keqe në këto 30 vjet, edhe pa pandeminë.

Unë kam qenë Ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit, kur mjedisi nuk ishte sensibilizuar në atë kohë situate. Tani ministria më e rëndësishme është ministria e punëve sociale. 40% e popullit shqiptar rron me 5 dollarë në ditë.

Ministres Manastirliu ia kanë lënë si aneks. Unë po të them, po ti vësh dy kunguj në sqetull është e frikshme.

U fol që do të bëhej reform nga fondi i sigurimeve shoqërore, 12 veta janë hequr, që nuk e njohin njëri tjetrin, nuk dinë as programin cfarë ka thënë Rilindja dhe pret të bëhet rimbursimi.

Infermierët në spitalin ku punon, i zgjedh katër herë më me kujdes sa i zgjedhj kryeministri dhe minisrja drejtorët kryesorë.

Nëse do ta menaxhosh shumë mirë, me një minister që ka dy ministri dhe shumë pak doktorë, problemet sociale në Shqipëri janë të frikshme”, tha Solis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here