‘Bomba’ e EurActiv: Rama sulmon BE-në sepse sondazhet e nxjerrin humbës

0
141

Një nga portalet më të rëndësishëm në Bruksel ka raportuar për sulmin që i bëri së fundmi Edi Rama përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

EurActiv shkruan se Rama akuzoi Komisionin Europian se po ndërhyn në zgjedhjet shqiptare në favor të opozitës dhe kundër partisë së tij.

Portali i rëndësishëm i Brukselit thekson se Rama akuzoi komisioneren Mariya Gabriel se ‘po fut hundët’ në zgjedhje.

Komisioni Europian ka reaguar duke thënë se ata nuk po ndërhyjnë në zgjedhje dhe se Gabriel ishte e ftuar në një aktivitet rajonal për arsimin.

Më tej EurActiv thekson se nervozizmi i Ramës buron nga sondazhet parazgjedhore.

“Nervozizmi i Ramës mund të jetë rezultat i sondazheve të fundit që sugjerojnë se Partia Demokratike kundërshtare, së bashku me partnerët e saj, do të marrin shumicën e vendeve në parlament”.

“Si për ta shtuar tensionin, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kritikuar kohët e fundit liderët politikë në Shqipëri, të cilët nuk kanë shprehur publikisht shqetësim për kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhje. Tom Doshi u ndalua t hynte në SHBA nga Departamenti i Shtetit në vitin 2018 për shkak të ‘përfshirjes në korrupsion masiv’”, shkruan portali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here