Alizoti: Nëse fiton Rama nuk është tragjedi për PD-në, por për vendin..

0
124

Tomor Alizoti është shprehur se fushata e 25 prillit për Partinë Demokratike do të jetë komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin.

Në një intervistë në ABC, me gazetaren Juli Xhokaxhi, i pyetur se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse rikthehet në opozitë, Alizoti në komentin e tij u shpreh bindës se opozita do t’i fitojë zgjedhjet, por theksoi se nëse do të ketë një fitore nga PS, atëherë për vendin kjo do të ishte një shkatërrim.

Pyetje: Nëse humbisni çfarë do të ndodhë me PD? A duhet të largohet Basha dhe a jeni të përgatitur?

Alizoti: Unë kam një bindje intelektuale që PD do të fitojë., por theksoj se nëse fiton sërish Rama nuk është tragjedi për PD-në.  Dua të them se humbja dhe ardhja në pushtet e një njeri kaq problematik është aq i madh sa që ky shqetësim për mua nuk është fare shqetësim, por një shkatërrim për vendin.

Gjithashtu në këtë bashkëbisedim Alizoti u ndal edhe në takimet e zhvilluara në qarkun e Beratit, për të cilat tha se qytetarët e ndjejnë se ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm.

“Politika është marrëdhënie me njerëzit. Në të gjithë terrenin, të paktën në qarkun ku jam, njerëzit tashmë kanë një koncept bindës. Për ta ndryshimi është i domosdoshëm. Në 8 vjet qeveritë lëvizin dhe kjo është më e shëndetshme për demokracinë. Komunikimi me qytetarët është parësor”, tha Alizoti.

Më tej ai theksoi se kanë pasur takime kortezie me LSI-në, por u shpreh se çdo secila parti politike është në terren për të njohur nga afër shqetësimet me qytetarëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here