Mashtrimi i mediave të PS. Elona Guri u shoqërua në polici për debatin me pronarin e objektit ku ndodheshin kamerat e përgjimit

0
89

Në të njëjtën kohë që LSI në Durrës bëri sot denoncimin flagrant për përgjimin e zyrave të saj nga struktura të Rilindjes, propaganda e qeverisë hodhi në tregun mediat një lajm të pavërtetë dhe manipulues.

Policia e Durrësit publikoi një njoftim gjysmak ku deklaronte se ishin shoqëruar në policia dy persona për një konflikt. “Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia. Bashkë me njoftimin me iniciale, zyrtat e PS kanë shpërndarë dhe emrin e Elona Gurit duke porositu dhe titujt: “Kandidatja e LSI sherr me një qytetar”.

Njoftimi gjysmak i policisë, i nxjerrë në të njëjtën kohë që bëhej denoncimi për përgjimet, tregon vetëm një pjesë të asaj që ka ndodhur.

Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri nuk ka bërë sherr me një qytetar, por ka debatuar me pronarin e godinës ku ishin vendosur kamerat e përgjimit për të vëzhguar zyrat e LSI. Vetëm njoftimi i shoqërimit në polici, pa dhënë arsyet e debatit, tregon se strukturave të PS që kanë vendosur pajisjet e përgjimit u intereson që skandali të trajtohet si një incident i zakonshëm, kur në fakt kemi të bëjmë me një krim alarmant që duhet të vërë në lëvizje gjithë zyra e shtetit.

Për mediat e Rilindjes lajm nuk është skandali i përgjimit të një partie opozitare, por debati mes Elona Gurit dhe një qytetari që ka rol kryesorë në çështjen e përgjimeve, i cili është është dhe pjesë e strukturave të shtabit të kandidatëve të PS në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here