Ja çfarë po e shkakton problemin me aplikacionet e Android

0
192

Përdoruesit e sistemit Android kanë vënë re probleme të shumta me aplikacionet kryesore. Gmail, Yahoo Mail dhe Google, bien menjëherë sapo hapen. Shumë përdorues nuk mund të hapin asnjë link në aplikacione.

“Kemi zgjidhur problemin me WebView që shkaktonte mbylljen e disa aplikacioneve në Android për disa përdorues. Problemin mund ta zgjidhni pasi të bëni update Android System WebView dhe Google Chrome në Google Play”, thuhet në deklaratën e Google.

Një ndryshim në “Android System Webview” duket se ka lidhje me gjithë problemet që kanë pasur aplikacionet orët e fundit. Nga ana tjetër faqja zyrtare e Gmail në Twitter ka sugjeruar se nëse pastrohet cache në aplikacion mund të zgjidh problemin. Për ta bërë këtë gjë përdoruesit e Android duhet të ndjekin këto hapa: Settings > Applications > Gmail > Storage > Clear Cache.

Duket se ky është një problem që ka lidhje me vetë sistemin. Ky problem nisi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdon ende gjatë ditës së sotme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here