Tritan Shehu, kandidati i PD në Gjirokastër, në përkujtim të 22 marsit riktheu fotografitë e asaj kohe me ish-Kryetarin e PD, Sali Berishën, në betejat e para për demokraci.
Postimi i plote
22 Marsi kete vit do te perseritet me 25 Prill!
22 Marsi 1992 do te mbetet ne historine e Shqiperise e shqipetareve si nje nga ditet me te ndritura ne shekuj.
Kjo jo thjesht se u shemb diktatura me eger ne Europe, por sepse Shqiperia e dale tashme nga tirania, varferia, izolimi hyri mbas shekujsh pushtimesh, largimesh nga familja e saj, ne rrugen e demokracise, ekonomise se tregut, lirive, zhvillimit duke marre drejtimin e saj natyral, ate Europian e Perendimor.
Ngjarje emblematike kjo per te gjithe ne, kurrorezim i rezistencave, perpjekjeve, aspiratave shume te gjata ne histori te nje populli te tere.
Fatkeqesisht sot ne perseri jemi te detyruar te evokojme ne udhekryqin e ri te historise sone ku na ka degdisur ky rregjim autokrat, mohues i vlerave e aspiratave tona, i te drejtave thelbesore te njeriut per liri, prosperitetit, dinjitetit, qe i ka kthyer shpinen Perendimit e Europes se bekuar, nje 22 Mars te Ri.
Dhe nga ky 22 Mars tashti na ndajne vetem 34 dite, kur shqiptaret si me 1992, me voten e tyre do t’i japin dermen pushtetit te kleptokracise, lidhjeve me krimin, mohues te atyre vlerave me sublime per ne, per tu kthyer si atehere ne drejtimin e duhur, per te cilen eshte sakrifikuar kaq shume ne historine tone.