Monika Kryemadhi uron për festën e Sulltan Novruzit: Harmonia fetare forca jonë

0
141
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruara bektashinjtë në ditën e Sulltan Novruzit.

Gjatë një prononcimi për mediat, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryemadhi tha se harmonia fetare që kemi si popull, që ringjalljen e jetës e sjell në këtë ditë të mrekullueshme për të risjellë dhe për të ringjallë begatinë.

‘Do doja që të ishte një ditë me diell por nganjëherë dhe ky shiu është bereqet.  Le të jetë bereqet për familjet e shqiptarëve, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Nevruzit, ju uroj mbarësi gjithë shqiptarëve, gjithë besimtarëve bektashinj.

Pavarësisht se kjo është një nga forcat tona më të mëdha, harmonia fetare që kemi si popull që ringjalljen e jetës  e sjell në këtë ditë të mrekullueshme për të risjellë dhe për të ringjallë begatinë , mirësinë dhe lumturinë për të gjitha familjet shqiptare.

Ju uroj gëzuar edhe juve që gjithmonë jeni njerëzit në terren dhe transmetoni pozitivistet tek njerëzit. Mbarësi dhe ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët. Gëzuar!’- tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here