“Largimi i qeverisë Rama, mision historik i opozitës”, Duka: Është koha për fitore jo për qejfmbetje…

0
88

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka deklaron se largimi i qeverisë ‘Rama’ është mision historik i opozitës. Duka shprehet se është koha për fitore jo për qejfmbetje, edhe pse 9 deputetë të PAA nuk u përfshinë në listat e koalicionit, të gjithë janë deklaruar për një angazhim maksimal për fitoren e zgjedhjeve nga opozita.

“Të 12 kandidatët për deputet të PAA do të jenë kontribues aktiv gjatë gjithë fushatës. Edhe pse 9 deputetë të PAA nuk u përfshinë në listat e koalicionit, të gjithë janë deklaruar për një angazhim maksimal për fitoren e zgjedhjeve nga opozita.
Ata do të promovojnë vlerat e të gjelbërve europianë, ekonominë e gjelbër, luftën kundër papunësisë, varfërisë, kundër kapjes së shtetit dhe oligarkëve të pasuruar nga korruptimi i qeveritarëve.
Koalicioni duhet t’ua heqë nga qafa fëmijëve shqiptarë litarin e varfërisë dhe borxheve të rënda të Rilindasve arrogantë dhe të babëzitur. Mirënjohje çdo anëtari, simpatizanti dhe mbështetësi të PAA dhe çdo shqiptari që me votën e tyre e bëjnë me të plotë fitoren e koalicionit”, deklaron Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here