Kryemadhi takim me gratë në Fier: Presioni i administratës shtetërore ndaj qytetarëve ka rritur angazhimin për të votuar…

0
109

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gra në Fier. Ajo tha gjatë takimit se presioni i administratës shtetërore ndaj qytetarëve ka rritur angazhimin për të votuar.

“Po më tregonin për në Belsh, një nga djemtë që merren me LSI. Kishte shkuar policia dhe e kishte marrë e shoqëruar për ta frikësuar për të mos punuar me ne. Në një farë mënyre jo vetëm që rrit agresivititetin kundër këtyre për të punuar, por tregon edhe frikën që kanë nga njerëzit e LSI.

Ai harxhon energji, kohë, paratë e shtetit për të bërë presion ndaj njerëzve dhe nga ana tjetër e shton urrejtjen e njerëzve ndaj tyre. Ti nuk fokusohesh kaq shumë për të më ndihmuar mua ndaj një krimineli, ndaj një vjedhje, ti më shumë fokusohesh të më kërcënosh mua politikisht se sa për të më ndihmuar mua për të krijuar mundësi punësimi.

Nëse do të kishim këtë përkushtim kaq të madh, që kanë për të kërcënuar njerëzit, ta kishin për të ju shërbyer njerëzve nuk do të ishim në këtë gjendje. Njerëzit që deri dje nuk kanë shkuar në votime sot ndihen 3 herë të motivuar për të shkuar në votime.

Ka qenë shtresa e mesme që nuk e shikonin veten as të lidhur me politikën as me gjërat e tjera. Ata thonë që punojmë, jetojmë vetë, paguajmë taksa dhe nuk kemi nevojë as për politikë as për gjë. Por në momentin që ai rrit 3-4 fishon taksat, më pas e përdor për presion.

Ai mendon se indiferencën time po e përdor si një armë kundër një të varfëri dhe unë që jam shtresë e mesme, më ka kthyer në të varfër, kjo e ka rritur shumë angazhimin”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se pjesa më e madhe e njerëzve që e mbështesin vjen nga shtresa e mesme, që sipas saj Rama e ka kthyer në shtresë të varfër.

“Administrata publike, policia e shtetit, mësuesia, etj., i kanë futur në një darë, morsë shtrëngimi dhe kërcënimi e i ka kaluar çdo lloj niveli.

Këta nuk e kuptojnë që një mësues nuk mund të jetë mësues nën presion, po të jetë i lirë që të lejojë nxënësit të bëjnë kreativitet.

Kur vijmë të bizneset me taksat, problematikat që kanë. Pastaj vijmë nga ana tjetër, te policia, ai drejtori që është lart në zyrë dhe është vetëm në komunikim me kryeministrin.

Por polici rri gjithë ditën në rrugë, përballet me bandat, problematikat, varfërinë, rrogë të papaguar. Ai është njeriu që e ndjen më shumë që problemi nuk i vjen nga popullit, por nga qeverisja. Vetë administrata do të reagojë me një devotshmëri kundër qeverisjes.

Ne kemi këtu edhe dy kandidate, përveç meje dhe Kejdit kemi edhe Migenën dhe Blertën. E kemi në aspektin që ne na duhet për të angazhuar gra e vajza në Fier. Edhe Kejdi është vajzë fierake, por ka një gjë tjetër që po ndjen qyteti i Fierit është se të rinjtë po ikin dhe nuk kthehen më. Ti ke vajzën tënde që ka qenë nxënëse ekselente, ka mbaruar në Angli dhe nuk do të vijë më në Fier”, deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi u shpreh se ‘një nga problemet që kemi ne, jo vetëm në Qarkun e Fierit, por në të gjithë Shqipërinë, ne si qeverisje nuk kemi një master-plan se çfarë kuadrosh i duhen Shqipërisë’.

“Për çfarë kuadrosh ka nevojë Shqipëria? Ka nevojë për turizmin, ka nevojë për inxhinierinë e naftës, ka nevojë për inxhinierinë kimike, ka nevojë për agro-përpunimin, ka nevojë për përpunimin industrial, ka nevojë për mjedisin, ka nevojë për lumenjtë.

Ne jemi një vend që i kemi të gjitha, por edhe nga ana profesionale, nuk është se i kemi njerëzit të paaftë, njerëzit i kemi të aftë, por ata largohen për shkak të pagave të ulëta, për shkak të mungesës së hapësirave dhe të mundësive.

Ne na duhet të rikthejmë të rinjtë tanë këtu. Që të rikthesh të rinjtë, duhet rikthyer shpresa. Që të rikthesh shpresat, ne duhet të punojmë fort. Ne duhet të punojmë fort, ne duhet të punojmë për fëmijët tanë.

Nëse ne nuk na qëndrojnë fëmijët dhe nëse na largohen, atëherë ne nuk do të kemi asnjë të ardhme, jo vetëm për veten, por as për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here